Lajme
Festivali i Filmit i Cyrihut vendos rekord të audiencës
Edicioni i 20-vjetorit të Festivalit të Filmit në Cyrih ka vendosur një rekord të ri të audiencës me 140,000 vizitorë. Festivali në Cyrih mirëpriti disa të famshëm të njohur nga industria e filmit si Jude Law, Pamela Anderson, Richard Gere dhe Kate Winslet.
Përzierja e shfaqjeve të filmave, të ftuarve, ngjarjeve dhe një qendre të re festivali në Sechseläutenplatz e bëri edicionin e 20-të nga 3 deri më 13 tetor një përvojë “të paharrueshme”, siç shkroi Festivali i Filmit i Cyrihut në një deklaratë për shtyp të dielën. “Ne vendosëm një edicion përvjetor me të cilin Cyrihu mund të krenohet”, tha Christian Jungen, drejtor artistik i festivalit, transmeton albinfo.ch.
Edicioni tregoi se festivali ka një reputacion “të jashtëzakonshëm ndërkombëtar” dhe një popullsi vendase që është plotësisht pas tij, vazhdoi Jungen. Festivali pretendon të jetë festivali i dytë më i madh i filmit në botën gjermanishtfolëse.
Me qendrën e re të festivalit, ngjarja ka arritur një “dimension të ri profesionalizmi dhe përsosmërie”, tha Roger Crotti, president i festivalit. “Ne kemi ardhur për të qëndruar dhe për të ripërcaktuar standardet”.
Festivali dha dy çmime kryesore, një në kategorinë e filmit artistik dhe një në kategorinë e filmit dokumentar. Në kategorinë e parë, regjisori Rungano Nyni fitoi me komedinë On Becoming a Guinea Fowl, shkruan swissinfo. Çmimi i dytë kryesor shkoi për Shiori Ito për dokumentarin Black Box Diaries për trajtimin e dhunës seksuale në Japoni. Të dyja gratë morën si çmim Syri i Artë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha