Kultura
Festivali i emigrantëve, vlerëson me çmim Doruntinën “emigrante”
"Doruntina" ishte një shfaqje komplekse, me një konstrukt të qëndrueshëm artistik, me një ndërthurje të suksesshme të shumë elementeve që e bëjnë një shfaqje komplete
Pas dhjetë ditë aktivitetesh të ngjeshura tetarore e të tjer, ka lëshuar mbrëmë perdet Secondotheaterfestival” i Cyrihut. Ndarja e çmimit të festivalit ka qenë akti përmbyllës i tij dhe ai u është dhënë dy shfaqjeve. Fjala është për shfaqjen “Doruntina”, bashkëprodhim kosovaroamerikan (nga Teatri “ODA” i Prishtinës dhe ai “Blessed Unrest” i Nju Jorkut) dhe “Fuck you Europa, Fuck You Moldowa”, i teatrit “Gorki” të Berlinit.Juria, duke dhënë arsyetimin për ndarjen në dy pjesë të çmimit, u shpreh se kjo erdhi pas shumë debatesh në mes të anëtarëve dhe pamundësisë për t`u pajtuar që çmimi t`i jepet vetëm njërës shfaqje. Kjo, sipas tyre është edhe një tregues për vlerat e dalluara që ka sjellë ky festival sivjet, shkruan albinfo.ch.
Të kujtojmë se dy shfaqjet e përmendura konsideroheshin gjatë gjithë kohës si favorite të festivalit. “Doruntina” ishte një shfaqje komplekse dhe me një konstrukt të qëndrueshëm artistik, me një ndërthurje të suksesshme të shumë elementeve që e bëjnë një shfaqje komplete. Ndërsa shfaqja “Fuck you Europa, Fuck You Moldowa” ishte një realizim dramatik i një lloji krejtësisht tjetër, por njësoj kompleks dhe mbresëlënës. Ajo, përmes gojës së një aktoreje të vetme, tematizonte migracionin nga vendet e lindjes në kapërcyellin në mes të sistemit socialist dhe atij demokratik.
- Ellenberger: çmimi, pa problem mund t`u ndahej të katër shfaqjeve
Udhëheqësja artistike e festivalit Barbara Ellenberger duke folur për albinfo.ch ka thënë se në fakt të katër shfaqjet që ishin në konkurrencë për çmim, e kishin merituar atë. “Kemi parë katër shfaqje që nuk kanë mundur të jenë më të ndryshme mes vete se kaq. “Jam e kënaqur me vendimin e jurisë, por nisur nga niveli artistik i tyre mendoj se çmimin fare mirë mund ta merrnin të katër shfaqjet. Që të katrat bënin fjalë në mënyrën e tyre të veçantë mbi migracionin dhe ishin shumë interesante”.
Ellenberger ka pasur fjalë të mira edhe për programet përcjellëse të festivalit, si mbrëmjen me muzikë klezmer (hebreje) dhe folklor armen, e cila sipas saj ishte një nga kulmet e festivalit.
Regjisori Florent Mehmeti shpreh kënaqësinë legjitime për çmimin e fituar nga shfaqja të cilën ai e ka vënë në skenë. Por, ndoshta më shumë se vet çmimi, atë e gëzon pjesëmarrja në këtë festival dhe pritja e mrekullueshme që iu bë shfaqjes nga publiku.
“Për ne ka qenë krenari ta ndajmë rrëfimin e Doruntinës me publikun e këtushëm shqiptar e zviceran ose edhe me “secondot” siç i quajnë këtu të huajt e brezit të dytë, thotë Mehmeti për albinfo.ch. “Natyrisht shpërblimi që morëm është shpagim i mundit, i punës së kryer, gjë që na bën krenarë dhe na jep një shtysë më të madhe për të vazhduar më tutje, me këtë shfaqje dhe me shfaqje të tjera. Ndoshta në temën e Doruntinës lidhet në mënyrë mitike më mirë emigrimi dhe ajo u flet më shumë të emigruarve”, thotë Florent Mehmeti. Ai thekson po ashtu se shfaqja “Doruntina” ashtu sikurse edhe teatri “Oda” është më shumë shfaqje, respektivisht teatër i turneve se sa i festivaleve dhe çmimeve. Kështu “ky është festivali i parë ku kemi marrë pjesë ne dhe sigurisht, edhe çmimi i parë për Doruntinën edhe pse këtë e shfaqim nëpër turne të ndryshme që nga viti 2009”, përfundon ai.
- Shfaqje që tejkalon pritjet
Ndërsa Ilire Vinca, aktorja që ka bartur peshën mbase më të madhe të shfaqjes thotë se, bazuar në pritjen që i është bërë “Doruntinës në Cyrih, rrugëtimi i festivaleve për këtë shfaqje do të vazhdojë edhe me suksese të tjera. “Ne këtu kemi marrë lëvdata po edhe oferta. Besoj se shumë shqiptarëve që nuk kanë mundur të vijnë ta shohin shfaqjen u ka mbetur peng, sepse ata e vlerësojnë kur u sjell art të mirëfilltë. Të sillet një legjendë me të cilën ata janë rritur, të ofrohet në një variant të tillë artistik, ka qenë një befasi për ta. Na kanë thënë se kjo ka qenë një shfaqje që i tejkalon pritjet e tyre, sepse, për shkak të luftës dhe rrethanave nëpër të cilat kemi kaluar si popull, prezantimet artistike nga atdheu në mërgim kanë qenë më shumë patriotike, të ngarkuara me patetikë e folklorizëm. Ndërsa mua më pëlqeu reagimi me nivel i publikut që pamë këtu. Kishte studentë shqiptarë që kishin ardhur në grup, një gjeneratë që po vjen duke u zhvilluar dhe duke e vlerësuar edhe punën artistike”, përfundon Ilire Vinca.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch