Bota

Festivali i Bukës në Francë

Çmimi për Baguetten më të Mirë të Francës i ka takuar një bukëpjekësi nga ishulli La Reunion. Titulli është motivim shtesë për fituesin, i cili zakonisht e reklamon atë në dyqanin e tij për të tërhequr më shumë klientë.

Si pjesë e Festivalit të Bukës, kjo ngjarje është organizuar për të zbuluar baguette më të mirë të pjekur në traditën franceze. Bagueta tradicionale bëhet me miell, kripë dhe ujë, përcjell albinfo.ch.

Një grup prej 21 konkurrentësh e ngushtuan listën në gjashtë finalistë, të cilëve iu dhanë gjashtë orë për të prodhuar gjithsej 40 bagueta tradicionale franceze, në përputhje me rregulloret strikte.