Kinema

Festivali Cannes me kritika të ashpra ndaj udhëheqësve botëror

Festivali i filmit në Cannes, ka nisur me kritika të mëdha jo për botën e kulturës por për udhëheqësit e shteteve më të fuqishme në botë

Kryetari i jurisë së këtij festivali ka akuzuar liderët botërorë për qeverisje me zemërim e gënjeshtra, transmeton albinfo.ch.

Regjisori i njohur meksikan, Alejandro Gonzales Iñárritu, tha se retorika në rritje për imigrimin, përfshirë edhe ato për murin mes SHBA-së dhe Meksikës, mund të qojë në një tjetër luftë botërore.

“Ajo që po ndodh nëpër botë është injoranca. Jam kundër krejt këtyre që po ndodhin dhe pres që të dalë diçka për ta ndalur këtë gjë të rrezikshme që mund të na kthejë në vitin 1939. E dimë se çfarë ndodh kur ne vazhdojmë me këtë retorikë”, ka thënë regjisori i filmave “Birdman”, “Babel” e “Revenant”.

Regjisori foli edhe për ndryshimet klimatike, për të cilat la përgjegjës liderët botërorë.

“Bota po shkrihet dhe këta po udhëheqin me zemërim e gënjeshtra. Ata po shkruajnë trillime dhe po detyrojnë popullin të mendojnë se ato janë gjëra të vërteta dhe fakte”, tha Inarritu.