Integrimi
Festival humori kundër racizmit, me pjesëmarrje shqiptare
Më 13, 14 e 15 nëntor mbahet në Cyrih festivali humoristik «Laugh up stand up» që merret me stereotipat për të huajt dhe racizmin. Siç bën të ditur studiuesja Shpresa Jashari, ky festival i llojit të veçantë organizohet nga një grup i vogël aktivistësh/studiuesish.
«Në fakt në shoqatë/organizim të festivalit janë: Geesa Tuch, Rohit Jain, Katharina Morawek dhe unë», thekson ajo për albinfo.ch.
Një arsye më shumë për publikun shqiptar të Zvicrës që ta ndjekë këtë festival është edhe fakti se në program marrin pjesë edhe dy shqiptaro-zviceranë, aktualisht shumë të pranishëm në skenën zvicerane të humorit dhe muzikës.
Fjala është për humoristin Bendrit Bajra dhe rap-këngëtarin Baba Uslender (Granit Dervishaj). Kështu që përveç faktit që tema është thellësisht e lidhur me diasporën shqiptare, festivali mund të jetë interesant edhe për një publik më të madh, thotë Shpresa Jashari, njëra ndër organizatoret.
Festivali do të mbahet në Shedhalle, Rote Fabrik në Cyrih. Për hollësitë, mund të shikoni në fletëpalosjen (flyer) e bashkëngjitur ose në linkun: http://www.laughupstandup.ch/#Home-Events-Section
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Nëntor 2015
- Ora19:00
- LokacioniZürich
- Data e përfundimit12 Nëntor 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor