Integrimi
Festë e shkollës shqipe në Neuenhof
Nxënësit e shkollës shqipe në Neuenhof të premten organizuan një festë shkollore për prindërit e tyre. Natyrisht ky manifestim solli edhe nxënës të rinj
Të premten e kaluar, me datën 14. dhjetor 2018 në sallën e shkollës në Neuenhof të Kantonit të Argaut u organizua një manifestim shkollor i cili i mblodhi jo vetëm nxënësit dhe prindërit, por edhe gjyshërit e tyre.
Atë mbrëmje, përveç nxënësve më të lumturit ishin gjyshërit, të cilët kishin ardhur për të shikuar programin festiv të nipave dhe mbesave të tyre, shkruan albinfo.ch.
Gëzimi ishte i papërshkrueshëm sepse për herë të parë ata shihnin një program shkollor nga një pikë shkollore, në të cilën personazhet kryesore ishin më të dashurit e tyre.
Angazhimi i këtyre fëmijëve në shkollën shqipe është për t`u admiruar. Ata çdo të mërkure ndjekin mësimet në gjuhën amtare, kurse shkolla zvicerane ka ofruar paralel dy klasë, me qëllim që nxënësit të ndahen në dy grupe dhe cilësia e mësimit të jetë ne nivelin e duhur.
Programi i nxënësve të shkollës shqipe në Neuenhof filloi me himnin e flamurit dhe vazhdoi me një fjalë rasti nga mësuesit e tyre Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu, të cilët, jo vetëm që i përgatitën nxënësit për këtë festë, por edhe i prezantuan para prindërve.
Paraqitja e tyre para prindërve ishte mjaft emocionale, recitimet e bukura, këngët e zgjedhura, pjesëmarrja e të gjithë nxënësve në program shkollor pa dallime dëshmoi se pika shkollore në Neuenhof për nga numri i nxënësve është në mesin e pikave shkollore më të mira në Zvicër.
Filluan me recitimet e tyre nxënësit Lina Xhelili, Elsa Dervishi, Ajan Sulejmani, Sebastian Nue, Alketa Xhelili, Shaban Ajeti, Melisa Selimi, Enes Kastrati, Ledion Berisha, Erijon Dervishi, Erton Kastrati, Tana Limoni, Adilka Derivishi, Lina Limoni, Leona Dervishi, Arlind Xhelili, AnaSofi Nue, Blerta Bytyqi, Vanesa Nue, Zidan Ajeti, Anisa Xhelili, Nejla Sulejmani etj.
E veçanta ishte se pjesë e programit u bënë edhe prindërit me fjalët e tyre motivuese për shkollën shqipe dhe fëmijët e tyre.
Dhe në fund me këngët e zgjedhura “Moj Arbëri”, “Jam e vogël për me u pa” dhe këngën “Shqipërinë e dua” të kënduar origjinal nga nxënësit e shkollës shqipe u mbyll programi shkollor.
Për pjesën teknike, rregullimin e sallës dhe natyrisht darkën e organizuar për të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollës shqipe iu takon një mirënjohje e veçantë Këshillit prindëror në Neuenhof: Shpend Limonit, Remzi Kastratit, Faton dhe Driton Dervishit, Blerim Bytyqit, Anton Nue, Ahmet dhe Muhamet Xhelilit, Rijad Ajetit, Mentor Selimit, Mahmut Pnishit, Milazim Sulejmanit etj.
Neuenhof, 16.12.2018
Këshilli Prindëror i shkollës shqipe në Neuenhof
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?