Lajme
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, festë edhe për shqiptarët
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë çdo 4 Korrik – Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon këtë vit 242-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dita e Pavarësisë në SHBA, kudo festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e tonelatave të fishekzjarrëve në qiellin e Eldorados, ku qytetet kryesore, Nju Jorku, Filadelfia, Uashingtoni, Los Angelos, Çikago, Dallas, Feniks, Detroiti, Bostoni, e tjer e shënojnë këtë natë magjike më një hedhje fishkezjarresh spektakulare.
Duke u nisur nga situata e pandemisë dhe numrit të madh të të prekurve, për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë, autoritetet amerikane në Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun, do t’i rrisin masat e sigurisë, duke mobilizuar mijëra oficerë policie, për të patrulluar rrugët dhe sheshet e qendrave të banuara. Që të mos ketë shume tubime të njerëzve.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë nuk ka për të munguar edhe urimi nga President i vendit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, i cili vitin e kaluar tha: “Tani më shumë se kurrë ne duhet ta rimarrim vendin tonë. Pasardhësit tanë besonin në atë se çfarë mund të jetë Amerika dhe kanë luftuar për këtë. Është koha për të kërkuar pavarësinë tonë”.
Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte përgjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 Korrik 1776, si sot, 242 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të secilit komb. Trashëgimia dhe porosia e tyre, pra e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë. Për Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci.
Pra, liria e Kosovës ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar. 4 Korriku kumbon thellë në zemër, të saj tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, “We the People”, “Ne Populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë që kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ato tri fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.
4 Korriku 1776, Dita e Dekleratës së Pavarësisë Amerikane, aq sa i përket kombit amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu si feston lirinë e tij Pavarësinë e saj 28 Nëntorin 1912, ose lirinë e çlirimin e Kosovës 12 qershorin 1999 dhe 17 shkurtin 2008 Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e cila, i është mirnjohëse për jetë të jetëve Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
Ish Presidenti parë i Kosovës, i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar gjithë këtë mrekulli amdmirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Regan, Bush – plakut, Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë dhe presidentit George W. Bush, i cili ishte i pari President në detyrë, që i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inagurimit presidencial.
Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në apostulatin e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se : “Ne i duam Amerikanët, sepse, ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim”. Rugova mendonte se :”Kombi shqiptarë ka një respekt ideal të madh dhe jetik. Me Amerikën ne jemi të vegjel, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”.
Ndërkohë, sot më 4 Korrik 2020, Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 244 vjetorin e pavarësisë.
Sipas tij, që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët.
“Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë 244 vjetorin e fitores. Nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë. Për atë edhe quhet Toka e të Lirëve”.
“Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane