Shkurt.ch
Festë e paligjshme: Pesë arrestime në St. Gallen
Pesë persona të moshës 16 deri 24 vjeç janë arrestuar gjatë një feste ilegale, e cila degjeneroi gjatë natës së shtunë në qytetin St.Gallen. Ata ishin denoncuar për trazira, dhunë dhe kërcënime ndaj zyrtarëve si dhe për shkelje të Ligjit për narkotik.
Autoritetet janë duke shqyrtuar videot e mbrëmjes. Sigurisht se disa persona të tjerë do të dënohen, ka bërë të ditur Policia e qytetit St. Gallen.
Rreth 500 veta patën marrë pjesë në këtë festë të paligjshme. Policia ndërhyri kur festuesit kishin çrregulluar qarkullimin dhe transportin publik, filluan duke thyer shumëçka përreth. Ndërsa trazirat kishin shpërthyer edhe në mesin e pjesëmarrësve.
Policia u ballafaqua me rrahje, me hedhje të shisheve dhe gurëve. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë pjesëmarrësit.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme