Muzikë

Festë e madhe për nder të flamurit kombëtar në Lozanë të Zvicrës

Më 25 nëntor 2021 në ambientet e Shkollës së Lartë të Hotelerisë së Lozanës -  (EHL - Ecole hôtelière de Lausanne - Route de Cojonnex 18, 1000 Lausanne, Suisse) organizohet festa e madhe për Ditën e Flamurit Kombëtar .

Festa do organizohet në formë Gala, me një program të pasur artistik e me një menu ushqimore të përgatitur enkas nga personeli i mirënjohur i shkollës më prestigjoze në botë. Te pranishëm në këtë festim do të jenë edhe ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe personalitete të shquara shqiptare dhe zvicerane.

Shoqatat e shqiptarëve të kantonit Vaud dhe shumë personalitete të shquara shqiptare prej vitesh kanë treguar se suksesi i punës së tyre është sukses i komunitetit shqiptar. Organizimet për komunitetin kanë dhënë, e vazhdojnë të japin rezultate të mira. Këto rezultate prodhojnë shembuj dhe vullnet të mirë për gjeneratat e reja, kryesisht të lindura e të rritura në Zvicër.

Kjo mbrëmje, ku ndeja do të ndahet me një buqet personalitetesh, është edhe një hap në favor të  mobilizimit të diasporës për të transferuar dhe përkthyer burimet e akumuluara në përfitimin e vendeve të origjinës. Sot, edhe pse lidhjet janë të vërtetuara dhe premtuese, ne ende kemi nevojë të debatojmë rreth kushteve të favorshme për arritje efektive në Shqipëri, në Kosovë dhe Maqedoni. Rrjetet e diasporës janë dukshëm transnacionale, dhe në këtë mbremje të pranishmit do bisedojnë rreth këtij potenciali. Sepse është e nevojshme të kërkohen mënyra të reja, në kufijtë e këtyre qasjeve tradicionale, për të eksploruar, shpjeguar dhe menaxhuar lidhjet diasporike me synimet zhvillimore. Për këtë qëllim, kjo darkë solemne u hartua dhe u realizua falë frymës inspiruese të nxënësve shqiptarë të kësaj shkolle, por edhe falë frymës së një mori shoqatave dhe personaliteteve të kantonit. Nis nga vëzhgimi se lidhjet diasporike nuk vijnë natyrshëm, edhe nëse po shfaqet një dinamikë spontane e mërgimtarëve dhe subjekteve publike, një takim të tillë e shohim të  favorshëm, sepse na jap mundësinë të dabetojmë edhe më thellësisht rreth ndikimit të diasporës në zhvillimin e vendit të origjinës, dhe në veçanti, rreth rolit të ambasadorëve shqiptarë në lehtësimin e reralizimit të këtij vullneti.

Moderimi i festës dhe mbulesa mediatike do të realizohet nga shoqata mediatike shqiptare Albinfo, e udhëhequr nga  Znj. Vjosa Gërvalla.

Hyrja është me pagesë: 100 franga për person, kurse për studentë dhe pensionistë hyrja është 65 franga.

Pagesa mundët të realizohet në këtë link: https://www.xing.com/events/3651693

Në respektim të masave anti COVID-19 është e domosdoshme që çdo person të paraqesë Certifikatën COVID-19!

Për më shumë informata mund të kontaktoni pjesëtarët e grupit organizativ:

  1. Ibraim Zili – 076 445 19 95
  2. Ilir Bytyqi – 07654047 53
  3. Znj. Ema Ismaili  – 079 200 62 22
  4. Migjen Kajtazi – 079 303 28 23

Kjo mbrëmje do të jetë e paharrueshme falë pranisë së:


ERMIRA LEFORT DHE ENKELEDA BASHA

Ermira Lefort pianiste profesioniste e diplomuar në Universitetin e Arteve -Tiranë.
Prej 3 dekadash jeton e punon si ariste, pianiste -soliste e pedagoge e pianos në Gjenevë.
Eshtë prezantuar si pianiste në vende te ndryshme si në Francë, Angli, Qipro, SHBA, Slloveni, Greqi, Kroaci, apo Danimarkë.
Gjithashtu ajo është vazhdimisht kontribuese, si artiste, për  komunitetin shqiptar në Zvicër, në shumë evente historiko-kulturore.
Znj. Basha është dhe vazhdon të aktivizohet me shoqata të ndryshme të shqiptarëve në Zvicër, ku promovon kulturën dhe këngën shqipe. Ajo gëzon një reputacion dhe respekt të veçantë në komunitetin shqiptar e po ashtu dhe tek zviceranët që e njohin.
Enkeleda edhe pse studimet e larta i ka mbaruar për Shkencat Politike,në Tetovë,”kënga është jeta e saj” dhe nuk ju nda këtij profesioni asnjëherë.Bashkëpunimet me Ansamblin “Dardania”, “Migjeni” dhe me Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve të Tiranës bëri që karrierën e saj artistike të përfshijë koncerte dhe turne të ndryshëm si në Europë dhe Amerikë.


ANSAMBLI ILIRET

Ndër shoqërit kulturore e artistike që po ndikon që kultura dhe arti shqiptare të njihet dhe të përhapet në brezat e të rinjëve shqiptar që po rriten në Zvicër dhe njëherit të njihet nga autoritetet dhe komunitetet që jetojnë në Zvicër është Ansambli Kulturorë e Artisitkë  « Ilirët ». « Ilirët »,  më seli në qytetin e Lozanës, e me punën e tyre të palodhur të pranishëm në gjithë Zvicrën,  që tani 25 vite i kënduan kënget që i dhan forcë komunitetit të përballojnë mërgimin , i kënduan trimërisë e tani i këndojnë LIRISË.


ART BAND


TEATRI KURORA
Ishte viti 1996 ku me nismën e një grupi të rinjësh shqiptar që gjeten forcë, kohë e energji të themelojn teatrin Kurora. Kjo ndodhi në kohën kur e gjithë Kosova luftonte për mbijetesë nga pushtimi . Këta të rinjë arritën në këto kushte kur diaspora shqiptare kishte prokupim kryesor mobilizimin për mbeshtetje të Kosovës së pushtuar. Këta të rinjë të pasionuar për artin dramaturgjikë gjetën forcë që të krijojn vepra artistike si formë e rezistencës dhe tani më shumë se 25 vite Kurora ka radhitur në kurorën e sukseseve të veta shumë shfaqje dhe prezentime . Duke filluar me pjesë teatrale në gjuhën shqipe e për të vazhduar me pjesë teatrale në gjuhën frenge.