Futboll

Festë e çmendur për Xhakën dhe Leverkusen-in

Leverkusen fitoi titullin kampion në Bundesligë, për herë të parë në histori.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso shkëlqeu këtë sezon, duke ia dalë të lërë mbrapa në renditje edhe Bayern me 16 pikë, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit.

Menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, tifozët dhe lojtarët kanë shpërthyer në festë, pasi matematikisht siguruan trofeun e Bundesligës.

Siç shihet, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk përmbahet në dhomat e zhveshjes.