Bota

Festa e Pashkëve, me hedhje vezësh në Gjermani

Derisa shumë njerëz në Gjermani kalojnë festën e Pashkëve duke menduar për çokollatat, drekën me familjarë e shkuarjen në kishë, fshatarët e Horhausen dolën jashtë shtëpive, duke testuar forcën dhe fuqinë e tyre në garën vjetore të hedhjes së vezëve.

Por, ky vit ishte më ndryshe, sepse gjermanët u zgjuan në një ditë me mot të lig, fjolla bore dhe temperatura të ulëta. Pavarësisht kushteve të papërshtatshme, shumë njerëz dolën për garën e hedhjes së vezëve, përcjell albinfo.ch.

Dhe, kjo nuk është vetëm kënaqësi, në këtë garë ka rregulla: çdo lojtar regjistrohet, zgjedh një vezë të zier fort e të ngjyrosur dhe shkon drejt vijës së fillimit. Është një gjuajtje për garues dhe veza nuk bën të thyhet. Kurse, ai që hedh vezën më larg, fiton.

Tradita e hedhjes së vezëve në Horhausen mbahet që prej 80 vjetësh dhe ka mbledhur familjet lokale në garën argëtuese. Horhausen është një komunë në shtetin e Rheinland-Pfalz në Gjermaninë Perëndimore.