Manifestime

Festa e gjimnastikës mund të fillojë

Moti i lig që kishte përfshirë Zvicrën të enjten, kishte prishur planet e organizatorëve dhe kështu mbrëmja solemne ishte shtyrë për të shtunën

Solemniteti i hapjes së garës më masive të sportit të Zvicër, asaj të gjinive të ndryshe të gjimnastikës,”Turnfest 2013″ ishte paraparë për të enjten që shkoi. Por një stuhi dhe mot i lig që kishte përfshirë Zvicrën në mbrëmjen e të enjtes i kishte prishur planet e organizatorëve dhe kështu mbrëmja solemne ishte shtyrë për të shtunën.

Me një spektakël shumëngjyrësh është bërë mbrëmje hapja solemne e këtij aktiviteti sportiv në Biel/Bienne.

Qindra fëmijë, të rinj dhe të rritur i kane prezantuar publikut një përzgjedhje nga pikat e tyre sportive.

Kryetari i komitetit organizativ, Hans Stöckli është shprehur i kënaqur që pas “natës apokaliptike”, festa e stuhisë (Sturmfest) u shndërrua në sërish në festë të gjimnastikës (Turnfest).

Ky aktivitet sportiv që është më i vjetri (75 vjeçar) dhe më masivi në Zvicër mbledh rreth vetes nga 13 deri më 23 qershor rreth 60 mijë sportistë aktivë dhe rreth 100 mijë vizitorë. Festa e gjimnastikës mbahet një herë në gjashtë vite. Në të marrin pjesë garues individualë dhe ne ekipe, ne aerobik, gjimnastike me vegla, gjimnastikë dhe atletikë lehtë, gjimnastikë ritmike etj.