Lajme
Festa e Flamurit në një klasë të shkollës shqipe në Zvicër
E premtja e 27. 11. 2020 ishte një ditë shumë e gëzuar për nxënësit Shkollës shqipe në Jura. Ata festuan tok 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit
Shkolla si vatër e mësimit ka detyrë parësore edukimin e nxënësve me ndenjën kombëtare. Sa luftë edhe sakrifica janë dashur nga populli ynë që të fitonte lirinë edhe pavarësinë. Sa e rëndësishme është që fëmijët tanë të dinë historinë e Shqipërisë.
Të gjithë fëmijët tanë duhet të njohin që populli shqiptar ka luftuar po me aq heroizëm dhe vetëmohim sa edhe popujt tjerë.
Gjithashtu populli shqiptar ka ruajtur dhe ruan vlera të vyera në gjirin e tij siç janë figura e ndritur e Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza që na bëjnë krenarë me emrat dhe veprat e tyre.
E premtja e 27. 11. 2020 ishte një ditë akoma më e gëzuar për nxënësit Shkollës shqipe në Jura. Zgjodhëm mjediset e shkollës, klasën e bukur për të festuar tok, 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, festën e përbashkët të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Në të nuk kishte pjesëmarrje të prindërve, por vetëm nxënësit e një klase.
Vizatimi i Flamurit nga Eliza Lekaj, klasa e parë
Flamuri me fushën e kuqe e shqiponjën dy krenare në mes është simboli më i shenjtë për çdo shqiptar dhe shqiptare brenda dhe jashtë atdheut. Pjesë e pandarë e flamurit është Himni i Tij, shkruar me aq ndjenjë e atdhetarizëm nga poeti i madh i Rilindjes sonë Kombëtare Asdreni. Himni i Flamurit merr vlera emocionale veçanërisht në ditët e shënuara si Festa e Flamuri.
Nxënësit dhe nxënëset e grupit të parë si më të rritur të gjithë kënduan së bashku me dashuri e respekt kënduan Himnin e Flamurit tonë Kombëtar.
Vallja e shkronjave na shoqëroi në një atmosferë shumë të ngrohtë.
Elona hapi programin duke lexuar hartimin për kohën e Motit të madh në historinë tonë kombëtare, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu më 28 Nëntor 1443 ngrit flamurin e lirisë mbi kështjellën e Krujës legjendare dhe shpalli pavarësinë e Arbërisë – Shqipërisë.
Pason Genti me një përshkrim për 28 Nëntorin 1912 kur Shqipëria u shpall shtet i lirë e pavarur.
Nxënësit e grupit të mesëm lexuan sipas roleve pjesë nga mësimi “Viti kuq e zi” të shkrimtarit Agim Shehu.
“Ismail Qemali: ( I menduar ledhaton flamurin). Ta vëmë në Kabinet, mbi ballin e Skënderbeut. Ka gati 500 vjet që Ai e pret.
Luigj Gurakuqi: Zotëri Ismail, kurrë s’ju kam parë kaq të gëzuar.
Ismail Qemali:Gëzimi i Flamurit , Luigj! Më në fund e fituam. Ëndërra jonë! Liria dhe nderi ynë!
Isa Boletini: (ledhaton flamurin) Sa të kena andërru! Sa shumë vjet kemi luftu për flamur. Të lumtë dora, Ismail Qemal!
Marigoja: ( e ndrojtur) Mirëdita!
Ismail Qemali: Marigo, flamurtarja ime!
Marigoja: Jemi në shtëpi të Vlorinës. Vajzat po qëndisin flamurë.
Luigj Gurakuqi: Si ju shkon mësimi i shqipes?
Marigoja:Duam edhe abetare të tjera për shoqet që vijnë.
Luigj Gurakuqi: Të paçim për jetë o shkollë shqipe!
Ismail Qemali: ( i qeshur) Shqiptarët kurrë nuk u ndanë nga gjuha shqipe. Kjo gjuhë ka ruajtur emrin Shqipëri dhe shqiptar.
Luigj Gurakuqi: Shqiptarët janë të gëzuar se sot janë të lirë!
Isa Buletini:Kur e shoh se flamuri po valëvitet, më duket se u ngjallë Skënderbeu.
Ismail Qemali: Shqipëria u shpall shtet i lirë.
Marigoja: ( Jep një letër Ismail Qemalit ) Ja disa telegrame të atdhetarëve nga: Amerika,
Egjipti, Londra, Zvicra, Kosova, Çamëria.
Ismail Qemali: ( hap letrën lexon) Ismal Qemali, ju përgëzoj për veprën tuaj madhështore. Të gjithë shqiptarët janë të gëzuar për rilindjen e mëmëdheut tonë të lashtë. Rroftë Shqipëria! Rroftë populli shqiptarë i lirë e i bashkuar! Rroftë 28 nëntori!
Isa Boletini: ( Hyn i shqetësuar ) Ku është Ismail Qemali? More vesh ç’bëri Londra.
Ismail Qemali: (Ngre sytë) Këtë e mora vesh. Po na copëtojnë vendin.
Isa Boletini: Kosova dhe Çamëria janë në ditë të zezë. Diçka duhet bërë.
Ismail Qemali: Atëherë më duhet të shkoj në Londër, për kombin tim. (Pas pak) Do të nisem bashkë me ty!”
……………………………
Zëri i gëzueshëm i nxënësve të vegjël oshtinte me këngën “ E dua Shqipërinë”! Ndërsa në fund zgjodhëm vizatimin e “Flamurit” më të mirë të nxënëses së parë Eliza Lekaj.
Nxënësit dhe nxënëset plot entuziazëm, recituan, kënduan e treguan sa mirë është kur bashkohesh nën tingujt e gjuhës amtare.
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që u ndodhëm në ketë mjedis mësimor të bashkëpunimit të frytshëm, plot dije, sinqeritet dhe dashuri për gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare.
Fëmijët tanë edhe pse të lindur larg atdheut nëpërmjet veprimtarive të larmishme atdhetare, ata njohin dhe vlerësojnë kulturën e tyre kombëtare.
Delemont, 28. 11. 2020 Nexhmije Mehmetaj
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?