Kalendari
FESTA E 28 NËNTORIT, DITËS SË FLAMURIT DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Nën organizimin dhe mbarëvajtjen e SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri, si gjithnjë edhe këtë vit organizohet festa e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe 28 vjetori i themelimit të shoqërisë sonë.
Më 03 Dhjetor 2022, ( e shtune) nga ora 19:30 në Hotel Zentrum Töss,
Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur
Në programet e saja do të ketë këngë e valle folklorike, inskenime për nëntorit, poezi dhe gjithçka mbi këtë festë të veçantë për kombin tonë, natyrisht se në kuadër të këtij manifestimi do të jenë edhe dy projekte nga Kosova të financuara nga Ministra e Jashtme dhe e Diasporës, me një ekspozitë të fotografit të njohur Arian Mavriqit dhe një filmi të shkurtër përcjellë nga Ladi Klaiqi, si dhe mysafirë të ftuar të diplomacisë sonë dhe të profesorit dhe koreografit të njohur të trojeve tona Dilaver Kryeziut.
Aspirata dhe vazhdimi i kremtimeve të kësaj qendre kulturore janë synonim dhe obligim i gjithë stafit të këshillit organizativ të cilët me një punë vetëmohuese do të përgatisin maksimumin, që ju të nderuar të kaloni sa më mirë.
Këshilli ka paraparë që hyrja të jetë pa asnjë pagesë dhe pa asnjë kushtëzim, por vetëm të festojmë së bashku një mbrëmje të ndihemi vetëm shqip dhe si shqiptar..
Ne ju mirëpresim dhe urojmë qaste të mira.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit03 Dhjetor 2022
- Ora19:30
- LokacioniZürcherstrasse 106, 8406 Winterthur
- Data e përfundimit3 Dhjetor 2022 - 23:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














