Shkurt.ch
Festa e 1 Majit kalon e qetë
Policia që më parë kishte marrë direktiva që çdo përpjekje për eskalim të situatës ose për demonstrata paralele, ta shuante me kohë
Me mijëra veta kanë marrë pjesë në parakalimin demonstrues të 1 majit rrugëve të Cyrihut. Sipas komitetit organizativ kanë qenë rreth 12 mijë pjesëmarrës në këtë manifestim. Në qytete tjera si në Bazel, Bernë etj. ka pasur tubime më të vogla që nuk kanë kaluar shifrat prej 2000 vetash.
Në përfundim të marshit, në Bürkliplatz është mbajtur tubimi përmbyllës me fjalime të shumta. I pari e ka marrë fjalën kryetari i Federatës së Sindikatave të Zvicrës, njëherësh deputet nacional, Paul Rechtsteiner.
E gjithë rrjedha e manifestimit ka ecur e qetë, me gjithë faktin se në mesin e marshuesve ishin infiltruar edhe pjesëtarë të “Bllokut të zi”, organizatë ekstremiste. Janë shënuar vetëm provokime të vogla e të izoluara.
Policia që më parë kishte marrë direktiva që çdo përpjekje për eskalim të situatës ose për demonstrata paralele, ta shuante me kohë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës