Bota
Ferrari shitet për 35 milionë euro
“Ferrari” nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32
“Ferrari” që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në një ankand në Paris, njoftoi kompania italiane e prodhimit të automjeteve.
“Ferrari” tha se shuma mahnitëse është më e paguara për modelin 250 LM.
Kjo makinë specifike ka fituar titullin e gjashtë radhazi të “Ferrari-t” në “Circuit de la Sarthe” në Francën perëndimore dhe të fundit deri në vitin 2023, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Masten Gregory dhe Jochen Rindt drejtuan makinën, e cila ishte ekspozuar në Muzeun “Motor Speedway” të Indianapolis që nga viti 1970 përpara se të ofrohej për shitje nga ankandi Sotheby’s, për Ekipin e Garave të Amerikës së Veriut (NART).
“Ferrari” nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32.
Rekordi për shitjen e një “Ferrari” ishte një 330 LM/250 GTO nga viti 1962, i cili u shit në ankand në Nju Jork për 51,7 milionë dollarë në nëntor 2023.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











