Lajme
Fermerët francezë e spanjollë, ultimatum BE-së për taksat e karburantit
Rreth 300 fermerë francezë e spanjollë me traktorët e tyre protestonin sot në rajonin Basque, në pikën kufitare të Biriatou mes dy vendeve, duke dhënë “ultimatum” për Bashkimin Evropian për taksat e karburantit të tyre.
Të mbledhur prej mesditës në të dy anët e pikës kufitare, pasi kishin mbërritur në karvanë me shpejtësi të ngadaltë, ata dhanë mesazhin e tyre të përbashkët, pa ngritur flamurët e sindikatave, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Ata thanë se u jepnin kohë zyrtarëve evropianë deri në 1 qershor për të hequr taksat e gazit, energjisë e karburantit për fermerët.
Traktorët në të cilët shiheshin sloganë si “Më shumë të ardhura” apo “Fermeri fëmijë ëndërron, i rritur vdes”, qëndruan për disa orë në autostradë duke lënë të kalueshme vetëm një korsi, ndërsa më vonë nisën të ktheheshin në formë karvani me shpejtësi të ngadaltë si në të tjera protesta.
“Kjo ishte hera e parë që u mobilizuam së bashku dhe ndoshta nuk do të jetë e fundit”, tha fermeri spanjoll Joseba Pagadizabal, për rrjetin AFP.
Fermerët në shumë vende evropiane janë mobilizuar në protesta prej disa javësh kundër rregullave të reja të BE për reduktimin e prodhimit dhe mbështetjes së tyre me pretekstin e kufizimeve mjedisore, duke favorizuar importe të lira.
Fermerët quajnë konkurrencë të padrejtë importet nga jashtë BE-së, pasi prodhuesit atje nuk kanë të njëjtat rregulla apo burokraci që kërkohen brenda BE-së.
Ata denoncojnë gjithashtu çmimet e ulëta që u ofrohen për produktet e tyre dhe mungesën e mbështetjes për sektorin e ushqimit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë