Shqiperia
Fenomeni ‘El nino’, paralajmërohen temperatura të larta në Shqipëri
“El nino”, fenomeni i cili e ka origjinën në ujërat e Paqësorit dhe që ndodh një herë në 4 apo 5 vjet, do të sjellë ndryshime të klimës. Meterologët sqarojnë se ky fenomen do të sjellë një rritje të temperaturave.
“Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare.
Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomentit ‘El nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme.
Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla, do të jenë më të shpeshta duke sjellë rrebeshe shirash, madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikanja Lajda Porja.
“El Nino” pritet të çekuilibrojë stinët duke spostuar në kohë vjeshtën drejt dimrit dhe këtë të fundit drejt pranverës.
“Do kemi më shumë ditë të ngrohta, më shumë ditë me temperatura të larta. Nëse dimri është 3 muaj, do të mbetet vetëm 1 muaj e ca dhe pjesa tjetër do të shtyhet drejt pranverës”, tha Porja.
Pasojat e fenomenit ’El nino’ ende janë të ndjeshme. Por, sipas meteorologëve, duke nisur nga viti i ardhshëm, edhe Shqipëria do të ndikohet prej tij, duke na bërë që të përjetojmë ngjarje ekstreme të motit me një shkallë agresiviteti, që nuk i kemi parë ndonjëherë. /living
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik