Integrimi
Fëmijët kosovarë, në parakalimin e Pranverës në Cyrih
Fëmijë të nacionaliteteve të gjithë botës kanë parakaluar nëpër qendër të Cyrihut për të shënuar festën tradicionale të pranverës «Zürcher Sechseläuten»
Parakalimi i fëmijëve me kostume shumëngjyrëshe është ndjekur nga mijëra spektatorë që e kishin vërshuar qytetin të dielën në një ditë të vërtetë pranverore.
Edona, Isa edhe dhjetëra fëmijë të tjerë shqiptarë nga Kosova kishin ardhur nga e tërë Zvicra, të veshur me kostume kombëtare për të parakaluar për të 11-tën herë me radhë në mesin e 3000 mijë fëmijëve nga e tërë bota në këtë manifestim tradicional të Cyrihut.
Edona tha të jetë krenare që i është dhënë mundësia të përfaqësojë shtetin e saj në mesin e shumë fëmijëve të shumë shteteve që parakalonin me flamuj dhe kostume shumëngjyrëshe që simbolizon fillimin e pranverës.
Fëmijët shqiptarë ishin kryesisht anëtarë të shkollës së vallëzimit shqiptar “Shota”, që udhëhiqet nga koreografi Agron Bajrami.
„Fëmijët shqiptarë të shkollës së vallëzimit “Shota” kanë marrë pjesë në manifestimin e Cyrihut që nga viti 1997. Vetëm në vitin 1998 kemi pauzuar për shkak të gjendjes në Kosovë. Fëmijët vijnë vullnetarisht dhe me dëshirë për të parakaluar në Cyrih. Për mua është me rëndësi prezantimi i Kosovës por jo edhe shkollës së vallëzimit “Shota”. Është hera e parë që figuron edhe flamuri i shkollës “Shota”. Fëmijët vijnë nga të gjitha qytetet e Zvicrës, si nga Badeni, Berna, Argau etj.”, ka thënë për albinfo.ch koreografi Agron Bajrami.
Por bashkatdhetarët nga Kosova në kantonin e Cyrihit shumë pak e ndjekin këtë aktivitet, thotë Bajrami.
“Sa vite me fëmijë dalim në qytet për të defiluar me kostume kombëtare dhe shumë pak bashkëtadhetarë shqiptarë shohim si spektatorë”, thekson Koreografi Bajrami.
Me parakalimin e fëmijëve ka filluar të dielën manifestimi tradicional i Cyrihut “Sechseläuten” që zgjat dy ditë. Këtë vit, në festën e pranverës në Cyrih ka mbretëruar një mot me diell.
Disa fëmijë hodhën karamele dhe çokollata për fëmijët spektatorë të këtij manifestimi që njëherësh edhe simbolizon miqësinë dhe tolerancën ndërmjet vendësve dhe komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë kanton.
Festa “Sechseläute” vazhdon sot me parakalimin e të rriturve. Ajo përmbyllet me ndezjen e “dordolecit” me emrin “Böög”, që sipas bestytnive të vjetra simbolizon “djegien” e dimrit.
Në varësi nga shpejtësia me të cilën digjet dhe eksplodon “Böog”-u, besohet se do të marrë edhe moti në muajt në vijim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











