Kuriozitete
Fëmijët janë më të lumtur nëse kalojnë më pak kohë para ekraneve
Adoleshentët janë më të lumtur nëse kalojnë vetëm një orë në ditë para një ekrani.
Hulumtuesit kanë thënë se fëmijët janë më të kënaqur me jetën nëse rrinë deri në 60 minuta para ekranit, por ajo ndryshon tërësisht nëse tejkalohet një orë.
Ata thonë se një orë para ekranit mjafton që të kenë kohë të lirë për aktivitete sportive, lexim dhe për shoqërim me të tjerët ‘fytyrë-fytyrë’.
Psikologët nga Universiteti i San Diegos kanë analizuar të dhënat e lumturisë të më shumë se gjysmë milioni të rinjve prej moshës 13 deri 18-vjeçare. Të dhënat u siguruan nga dy sondazhe të kryera që nga viti 1991, transmeton Albinfo.ch.
Hulumtuesit gjetën një lidhje mes rritjes së kohës që kalohet para ekranit dhe rritjes së simptomave depresive.
“Kur pash fillimisht këto ndryshime në çështjet mendore, nuk isha i sigurt se çka po i shkakton ato”, ka thënë Jean Twenge, udhëheqëse e studimit. “Por këto sondazhe kanë pyetur të rinjtë edhe për kohën e tyre të lirë dhe mes viteve 2010-2015, të rinjtë kanë shtuar kohën e lirë para ekraneve e kanë lënë anash aktivitetet tjera. Edhe pse nuk mund të themi që përdorimi i telefonave të mençur ka shkaktuar ndryshime në çështjet mendore, ky është padyshim ndryshimi më i madh në jetën e të rinjve”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?