Integrimi
Fëmijët e vegjël, me zemër të madhe
Është viti i dytë që Floriani, fëmijë 8 vjeç kursen të holla, të cilat ua dërgon moshatarëve në Kosovë. Aksionit të tij këtë vit i është bashkuar edhe Hëna
Ndonëse është vetëm 8 vjeç, humanizmi për të është diçka e veçantë dhe shumë domethënës. Ai nuk dëshiron që të gjitha të mirat t`i ketë vetëm për vete, por mendon edhe për moshatarët e tij. E këtë dëshirë Florian Zahiri që është nxënës i klasës së dytë të shkollës fillore në Glattbrugg, më së miri e dëshmoi vitin e kaluar kur dhuroi paratë e tij të mbledhura për nxënësit e gjeneratës së vet në komunën e Gjilanit.
Gjithçka kishte filluar një ditë kur Floriani kishte pyetur babanë e tij „Babi a mundem unë të mbledh për çdo ditë nga pak para dhe t`i ndihmoj shokët e mi në Kosovë?“ .
Kjo pyetje ishte fillimi i një kontributi të madh të Florianit të vogël, i cili kishte arritur që për një vit në arkën e tij private të tubojë 200 Euro. Të gjitha këto të holla që i kishte mbledhur për çdo ditë nga pak, i kishte dhuruar për moshatarët e tij në Kosovë, gjegjësisht në fshatin Dobërçan të Gjilanit prej nga vjen babai i tij.
„Sa herë që kishte para në duar: nga një, dy apo pesë franga, gjithmonë i fuste në arkën që e lë gjithmonë afër shtratit të tij, dhe këtë e bënte fare pa ja rikujtuar unë por me vetë dëshirë“ thotë babai i Florianit. Gjithashtu ai thotë se qëllimi i tij nuk është për të bërë emër për vete apo për Florianin, por që të inspirojë edhe të tjerët që të ndërmarrin hapa të ngjashëm.
„Qëllimi im është t’i inspiroj edhe të tjerët që të ndërmarrin aksione të ngjashme përmes të cilave ne mund t`i nxisim nxënësit në Kosovë për të mësuar edhe më shumë, dhe mendoj që ndihma më e madhe për Kosovën është që të ndihmojmë arsimin. Me këtë organizim ne bëjmë që fëmijët tanë që kanë lindur jashtë Kosovës t’i afrojmë në mes vete me ata të fshatit prej nga vij edhe unë, Dobërçanit. Vitin e kaluar u organizua dhe u prit shumë mirë, dhe edhe këtë vit shpresoj se do të shkojë ashtu. Shpresoj dhe besoj që kjo do të jetë tradicionale, derisa Floriani të ketë vetë dëshirë“, u shpreh babai i Florianit, i cili nuk dëshiron që t`i publikohet emri.
Kjo ndihmë sado e vogël për Florianin, për bashkëmoshatarët e tij është mjaft e madhe, dhe jo vetëm që i ndihmon por edhe i inkurajon edhe më shumë për mësim.
Shkolla fillore në Dobërçan vitin e kaluar kishte bërë vet përzgjedhjen e nxënësve më të dalluar që do të marrin këtë ndihmë. Kushtet ishin suksesi i shkëlqyer në mësime por edhe gjendja financiare.
Duke vazhduar mënyrën e njëjtë të tubimit të të hollave, Floriani edhe sivjet, për çdo ditë nga pak ka arritur që deri më tash t’i tubojë 150 Euro. Përsëri shkolla fillore e Dobërçanit tashmë ka përcaktuar nxënësit të cilët do të përfitojnë nga kjo përkrahje e Florianit, mirëpo për dallim nga viti i kaluar kësaj here do të përfitojnë vetëm ata nxënës të cilët janë më të mirët në mësime të klasës së dytë dhe të tretë.
Këtij aksioni dhe qëllimi të mirë, këtë vit i është bashkangjitur edhe Hëna Sadriu po ashtu nga Glattbruggu, nxënëse në klasë të tretë. Ajo do të ndihmoj gjeneratën e vet, pra klasën e tretë në Dobërçan.
“Unë dëshiroj që ata, me këto të holla të blejnë libra dhe fletore për mësim, si dhe të gëzohen dhe të kenë shumë fat në mësime” thotë Hëna.
Edhe Floriani shpreson që do ti gëzoj bashkëmoshatarët e tij dhe pret nga ta që me këto të holla të blejnë atë që iu nevojiten.
“Dëshiroj që ata të gëzohen, të blejnë çka do që kanë dëshirë, dhe të mësojnë” thotë Floriani vogël.
Babai i Hënës gjithashtu shprehet i kënaqur që vajza e tij është pjesë e këtij organizimi qëllim mirë, dhe thotë se këso organizimesh janë shumë të nevojshme sidomos për fëmijët tanë, të cilët lidhen me vendlindjen dhe ndihmojnë shokët e tre. “Jam shumë i lumtur që vajza ime mund të ndihmojë moshatarët e vet në Kosovë, sepse atje kanë nevojë për ndihmën tonë, dhe investimi në mësim dhe shtytja e nxënësve për të mësuar edhe më shumë është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë. Jam njoftuar për për këtë gjest human të Florianit, dhe i jam mirënjohës atij që edhe vajza ime të jetë në këtë organizim.” u shpreh babai i Hënës.
Hëna dhe Floriani kanë mbledhur nga 150 euro, dhe këto të holla do tu jepen nxënësve më të mirë të klasës së dyte dhe të tretë më 5 Gusht në shkollën fillore “Nazim Hikmet” në Dobërçan. Gjithsej janë pesë nxënës që janë përzgjedhur si më të mirët nga mësimdhënësit dhe drejtori i shkollës Fadil Shabani. Njëri ndër pesë nxënësit është i komunitetit turk. Nxënësit e shkëlqyer që do të përfitojnë janë këta: Elona Ajvazi dhe Erblin Hajdari nga klasa e dytë, kurse nga klasa e tretë janë Adrianë Halili, Lejla Zeqirovci dhe Elsa Huruglica.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?