Shqipëria
Fëmijët e pasur shqiptarë, sërish në qendër të vëmendjes nga mediat angleze
Fëmijët e pasur shqiptarë vazhdojnë të habisin mediat angleze. Tashmë rrjetit të llogarive të “Fëmijëve të Pasur” në “Instagram” i është shtuar edhe një tjetër, ajo e “Fëmijëve të Pasur të Shqipërisë”, ose ndryshe “The Rich Kids of Albania”, për të cilën ka shkruar edhe e përditshmja e madhe angleze, “Daily Mail”.
“Fotot e publikuara në “The Rich Kids of Albania” mjaftojnë për t’ju bërë të qani mbi drekën tuaj të përgatitur në shtëpi”, shkruan e përditshmja angleze, përcjell albinfo.ch.
Fëmijët e pasur të Shqipërisë kanë gjetur mënyra kreative për t’u mburrur me paratë, duke i mbushur vaskat me të holla, me stoli të ndryshme, me super vetura, etj, shkruan “TCH”.
Në këtë llogari në “Instagram” gjenden shumë foto të cilat duket sikur nuk janë realizuar nga shqiptarë apo në Shqipëri, megjithatë në shumë prej tyre dallohen edhe simbole apo objekte e ndërtesa ku provohet se janë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?