Lajme
Fëmijët e infektuar nga Covid-19 kanë simptoma më afatshkurtra
Simptomat e COVID-19 rrallë vazhdojnë përtej 12 javëve te fëmijët, një shenjë siguruese se ata kanë shumë më pak të ngjarë se të rriturit të vuajnë nga efektet afatgjata të COVID-it.
Një përmbledhje shkencore nga studiues pediatër në Institutin Kërkimor të Fëmijëve “Murdoch”, në Melburn, Australi, arriti në përfundimin se, në pjesën më të madhe, studimet globale të “Long Covid” te fëmijët kanë “kufizime të rëndësishme” dhe se shumë prej tyre e mbivlerësojnë rrezikun.
“Long Covid” nuk është një term mjekësor zyrtar, por përdoret për të përshkruar rastet kur personi vuan nga simptomat e virusit për më gjatë se periudha zyrtare dyjavore e konsideruar nga OBSH, transmeton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Rishikimi i publikuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive Pediatrike, analizoi rezultatet e 14 studimeve, që përfshinin 19 mijë e 426 fëmijë.
Ai raportoi se simptomat më të zakonshme, të përjetuara midis katër dhe 12 javëve pas një infeksioni akut te fëmijët, janë dhimbje koke, lodhje, shqetësime të gjumit, vështirësi në përqendrim dhe dhimbje barku.
“Të dhënat e shqyrtuara tregojnë qartë se COVID-i mbetet një sëmundje e butë te fëmijët nën 12 vjeç dhe se pranimet në spital janë të rralla”, ka thënë zyrtari kryesor kërkimor dhe specialisti i sëmundjeve infektive pediatrie, Nigel Curtis.
Një pjesë e mirë e studimeve, gjithashtu, nuk kanë një përcaktim të qartë të rasteve dhe të dhënave të lidhura me moshën, marrin në konsideratë kohët e ndryshueshme të ndjekjes dhe shpesh mbështeten në simptomat e raportuara nga fëmija ose prindërit, pa konfirmim laboratorik.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!