Integrimi

Fëmija i parë i lindur në Höxter është i një çifti kosovar

"`I fortë si hekuri` duhet të bëhet i posalinduri dhe për këtë arsye, familjarët i vendosin, atij në shtrat, sipas një tradite të vjetër kosovare para metalike"

Samedin Idrizi quhet i posalinduri në maternitetin e spitalit St.Ansgar në Höxter. Ai është strukur ëmbëlsisht në krahët e nënës së tij Andonjeta Avdijaj, shkruan nrw.de.

Ishte parashikuar që të vinte në jetë më 12 janar por vogëlushit simpatik “i ishte ngutur” dhe kishte lindur me fillimin e vitit 2018. Është i gjatë 52 centimetra fëmija i tretë i Andonjetës dhe Lorandit nga Bad Driburgu.

Motra e tij 3 vjeçe, Ceylan i gëzohet vëllait të dytë dhe shikon me kureshtje në shtratthin e vogël ku fle vogëlushi që peshon 3160 gramë, transmeton albinfo.ch.

“I fortë si hekuri” duhet të bëhet i posalinduri dhe për këtë arsye, familjarët i vendosin, atij në shtrat, sipas një tradite të vjetër kosovare para metalike.