Uncategorized
Deklarata e Pendarovskit, nxit reagime në Shqipëri
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë në Bruksel për “Euroactiv” kërkoi që Maqedonia të mos trajtohet në bllok me Shqipërinë, por veçmas. Deklarata e tij nxiti reagimin e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se kjo deklaratë i duket e çuditshme, pasi nuk është e drejtë, transmeton albinfo.ch.
Rama shkruan se kjo nuk është as praktike, duke pasur parasysh konsideratën për kontributin e faktorit shqiptar në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut.
“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë, as praktike, faktikisht!”, shprehet kryeministri i Shqipërisë në reagimin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit