Lifestyle

Fejohet Paris Hilton

Paris Hilton ka nisur vitin e ri me një fejesë të re.

Modelja dhe aktorja e famshme është fejuar me aktorin Chris Zylka, me të cilin pritet të martohet së shpejti.

Hilton e dha lajmin në një postim në Instagram.

“Thash Po! Shumë e lumtur dhe e gëzuar që jam fejuar me dashurinë e jetës sime”, ka shkruar Hilton. “Miku im i ngushtë dhe shpirti im. I përsosur për mua në çdo mënyrë. Aq shumë i dedikuar, besnik, i dashur dhe zemërgjerë. Ndihem si vajza më e lumtur në botë. Je ëndrra ime e realizuar! Faleminderit që më tregon që përrallat ekzistojnë”.

Zylka kishte bërë të njohur dashurinë e tij për Hiltonin në korrik kur e bëri emrin e saj tatuazh në krah, transmeton Albinfo.ch.

Çifti është në lidhje qe dy vjet dhe e bëri publike lidhjen në shkurtin e kaluar.

https://www.instagram.com/p/Bdc913pn0MZ/