Lajme

Fehmi Stublla përfaqësoi Kosovën në gjysmëmaratonën e Stokholmit

Bëhet e ditur se Fehmi Stublla përfaqësoi Republikën e Kosovës në gjysmëmaratonën e Stokholmit, përcjell albinfo.ch.

Me fanellën e dhuruar me simbolet e Kosovës, ai mori pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive, ku garuan rreth 18,000 vrapues nga mbarë bota.

Ky është edicioni i 23-të i Ramboll Stockholm Half Marathon, me një rrugë të veçantë prej 21 km që kalon në zemër të Stokholmit, mes Pallatit Mbretëror, Parlamentit dhe Operas së qytetit. /Albinfo.ch