Integrimi
Fehmi Fetahi, një histori e vërtetë suksesi, “prej pjatalarësit te milioneri”
Kështu e përshkruan radioja e transmetuesit publik të Zvicrës SRF karrierën e Fehmi Fetahit, biznesmenit shqiptar nga Zvicra
Jo vetëm i integruar, por njeri me karrierë të vërtetë “prej pjatalarësi te milioneri”. Kështu e përshkruan radioja e transmetuesit publik të Zvicrës SRF karrierën e Fehmi Fetahit, biznesmenit shqiptar që është ngritur në Zvicër dhe është bërë i njohur me investimin e tij të madh në Kosovë, respektivisht në Gjilan, “Vali Ranch”.
Kronika që i kushtohet Fehmi Fetahit emetohet si ilustrim në një emision që bën fjalë për përvjetorin e 60-të të Qendrës Profesionale për integrim “FABIA” në Lucern, që do të shënohet nesër, më 2 qershor, shkruan albinfo.ch. Këtë qendër e udhëheq prej vitesh shqiptari tjetër nga Kosova, Hamit Zeqiri.
Fehmi Fetahi flet për fillimet e tij në Zvicër. Ai kishte ardhur në vitin 1982, pasi kishte ndërprerë studimet për stomatologji në Prishtinë. Këtu, ashtu sikurse shumica e të huajve, ai filloi nga punët e rënda fizike për të ndihmuar familjen në Kosovë.
Fetahi rrëfen tutje për kalimin e tij nga puna si punëtor fizik në themelimin e kompanisë “Fetaxid”, të cilën që nga fillimi e udhëheq së bashku me gruan e tij zvicerane, Sarah, shkruan albinfo.ch. Ai thekson veç tjerash se si i huaj, të duhet të dëshmohesh dyfish më shumë se një zviceran, i lindur këtu, për të pasur suksesin e njëjtë me të.
Për më shumë, ata që e njohin gjermanishten zvicerane, mund ta ndjekin në linkun më poshtë:
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












