Shkurt.ch
Fedpol: Viti 2015, një vit i suksesshëm në luftimin e krimit
Gjatë vitit të kaluar nga Fedpolidhe Shërbimi Nacional i Informimit (NBD) janë përpunuar më shumë se 70 raste, dhe për rreth 60 prej tyre janë iniciuar procedura penale

Në raportin vjetor që ka publikuar sot Fedpol (Policia Federale) ka vënë theksin veçmas në bashkëpunimin dhe koordinimin e vet përmes task-Forcës Tetra, e cila i bën bashkë të gjithë faktorët nacionalë dhe kantonalë të sigurisë. Dhe sipas komunikatës së dërguare nga Fedpol-i, ky bashkëveprim e ka dëshmuar veten. Gjatë vitit të kaluar nga Fedpolidhe Shërbimi Nacional i Informimit (NBD) janë përpunuar më shumë se 70 raste, dhe për rreth 60 prej tyre janë iniciuar procedura penale.
Më tutje në komunikatë thuhet se, me iniciativën e task forcës Tetra gjatë vitit të kaluar është intensifikuar dukshëm lufta kundër terrorizmit. Në këtë kontekst ka shumë rëndësi shkëmbimi i informacioneve në nivel ndërkombëtar , thuhet në raportin për të cilin shkruan albinfo.ch. Ndër rastet ilustruese për këtë angazhim të shtuar, përmendet ai i irakianit të dënuar për terrorizëm islamik në mars të këtij viti nga Gjykata Penale Federale. Për këtë rast qe ngritur një trupë hetuese në bashkëveprim me FBI-në, e cila solli në arritjen e shpejtë të suksesit.
Kriminaliteti në internet (cyber-kriminaliteti) ka pasur gjatë vitit 2015 një rritje të theksuar. Fedpol gjatë vitit të kaluar ka marrë 11 mijë denoncime për delikte të kryera në internet, që është numri më i madh deri tash. Në këtë listë më së larti janë përgjimet dhe shitja online e mallrave të falsifikuara.
Fedpol-i ka konstatuar gjatë vitit 2015 një profesionalizim të bartësve të kriminalitetit në internet. Mashtruesit online po i kryejnë aktivitetet e tyre kriminale gjithnjë më profesionalisht dhe në mënyrë më të organizuar. Por edhe këtë zhvillim, autoritetet zvicerane të sigurisë po përpiqen ta luftojnë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, kryesisht me Europolin.
Numri i denoncimeve në lidhje me larjen e parave po ashtu ka shënuar rritje të madhe. Gjithsej janë bërë 2367 denoncime, që është 35 për qind më shumë se në vitin paraprak.
Ashtu sikurse edhe në segmentet tjerë, në atë të financimit të terrorizmit, Fedpol-i gjatë vitit 2015 ka regjistruar një numër të rritur të rasteve. Kanë qenë gjithsej 38 njoftime të tilla që në krahasim me një vit më parë, kur kanë qenë vetëm 9 sosh, paraqet një rritje të madhe. Megjithatë Fedpoli konstaton se rastet e financimit të terrorizmit në Zvicër kanë një rol të dorës së dytë
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?