Lajme
Federer, ambasadori më i mirë i Zvicrës
Tenisti i njohur zviceran, Roger Federer, është ikona e shtetit dhe është imazhi i një Zvicre moderne dhe të hapur,
Houseofswitzerland i ka kushtuar një shkrim sportistit, duke i bërë lidhjet e tij me vetë shtetin.
Aty vlerësohet lart roli ndërkombëtar i tenistit që ka pasur ndikim të madh edhe në shtet, transmeton albinfo.ch.
Vlerësohet se karakteri dhe loja e tij gjithashtu përbëhen nga besueshmëria dhe përsosmëria, të cilat gjithashtu lidhen me Zvicrën.
Presidenti i Federatës së Tenisit në Zvicër, René Stammbach, beson se Roger Federer është ambasadori më i mirë i Zvicrës jashtë vendit.
Zëdhënësi i Turizmit Zviceran, Véronique Kanel, për houseofswitzerland pajtohet se tenisti promovon imazhin pozitiv të një Zvicre moderne.
“Federer nuk është asgjë më pak se një legjendë e gjallë”, ka thënë Mathieu Aeschmann, gazetar sportiv i gazetës Tamedia.
Sipas historianit Dominique Dirlewanger, i cili ka shkruar një libër për zviceranët, ekziston një lidhje e dukshme midis Federer dhe Zvicrës, pasi ato përbëjnë vlera të ngjashme.
Në vitin 2018, revista TIME përsëri përfshiu Roger Federer në listën e ‘100 njerëzve më me ndikim në botë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër