Futboll

Federata Zvicerane reagon për rastin e Shaqirit

Tifozit që ia vendosi xhaketën Xherdan Shaqirit i ndalohet hyrja përjetësisht në stadiumet zvicerane

Rasti kur një tifoz ia vendosi xhaketën me emblemë të UÇK-së futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka bërë bujë në mediat zvicerane.

Ato e quajtën organizatë terroriste, edhe pse disa prej tyre e ndryshuan më vonë, shkruan albinfo.ch.

Për këtë ka reaguar edhe Federata Zvicerane në Twitter.

“Është e papranueshme që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti pas ndeshjes për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.

Personi fajtor u mor në pyetje nga Policia dhe atij i është vendosur një ndalim i hyrjes në stadiume.