Kosova
Federata franceze thur lavde për xhudistët kosovarë
Federata e Xhudos e Francës ka publikuar të mërkurën një tekst lidhur me Lojërat Olimpike. Fillimisht janë paraqitur xhudistët francezë, që janë pretendentë për të qenë më të suksesshmit. Është shkruar po ashtu për forcën e vazhdueshme të Japonisë, e më pas janë prezantuar edhe delegacionet e tjera, përcjell albinfo.ch.
Dhe Federata e Xhudos së Francës fillimisht ka përmendur Kosovën. Pra, para të gjitha vendeve të tjera.
“I mësuar me rezultate të mira në skenën olimpike, delegacioni i Kosovës do të llogarisë në prezencën e dy kampioneve olimpike në fuqi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Do të jetë në gjendje të shpresojë për paraqitje të mirë nga xhudistja premtuese, Laura Fazliu, medaliste e dyfishtë botërore”, ka shkruar Federatat franceze.
Vetëm pas Kosovës janë përmendur Italia, Brazili dhe vendet e tjera.
Është kjo dëshmi tjetër për nivelin superior që ka arritur ekipi i Kosovës në xhudo, i udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










