Lajme

Federata e Mjekëve në Evropë organizon “Konferencën VIII internacionale” për Covid-19

Federata e Mjekëve në Europë më 13 mars 2021 organizon “Konferencën VIII internacionale” Update i Covid-19, Mutacionet. Qëllimi i mjekëve specialistë është konsolidimi i të dhënave më të fundit mbi Covid-19/Mutacioneve të reja, për të frenuar rastet e rënda dhe infektimet e reja, transmeton albinfo.ch.

Postimi i plotë:

Në kushtet e rritjes së vdekshmerisë dhe ecurive të rënda, sidomos tek moshat e reja me Covid-19, Federata e Mjekëve në Evropë mban më 13 mars “Konferencen VIII Internacionale” të akredituar me 7 pika në Gjermani.
Qëllimi i mjekëve specialistë është konsolidimi i të dhënave me të fundit mbi Covid-19, mutacioneve të reja, për të frenuar rastet e rënda dhe infektimet e reja.