Futboll
Federata e Futbollit: Kosova mori pjesë në Kongresin e UEFA-s në Beograd me simbolet shtetërore

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas njoftimit se Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr simbolet e Kosovës gjatë Kongresit të 49-të të UEFA-s, që u mbajt në Beograd.
Sipas njoftimit nga FFK-ja, Kosova mori pjesë me simbole shtetërore në këtë kongres, mirëpo, bazuar në pamjet e publikuara, Kosova ishte i vetmi vend që gjatë mbledhjes fillimisht kishte flamurin, ndërsa më pas vetëm logon e Federatës, transmeton albinfo.ch.
“E kuptojmë se prania e delegacionit të Kosovës në kryeqytetin serb, si dhe fakti që flamuri i shtetit tonë valëviti përkrah atyre të shteteve të tjera, vazhdon të jetë i papranueshëm për politikën dhe një pjesë të opinionit në Serbi. Megjithatë, shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më shpejt që ta pranojnë këtë, aq më shpejt do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve sportive dhe shtetërore”, thuhet në reagimin e FFK-së.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër