Uncategorized

Federata dënon dy kantone: Kanë neglizhuar dëbimin e azilkërkuesve

Dy kantonet: Vaud dhe Neuchatel, kanë dështuar në 12 raste që t`u përmbahen afateve për dorëzimin e azilkërkuesve në shtetet tjera anëtare të Dublinit

Është hera e parë që Federata ua heq për subvencionet atyre kantoneve të cilat nuk e kanë bërë me kohë dëbimin (riatdhesimin) e azilkërkuesve. Fjala është për kantonet frankofone Vaud dhe Neuchatel. Këtë e ka konfirmuar Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në një deklarim për magazinën informative të televizionit publik zviceran “10vor10”.

Dy kantonet e përmendura kanë dështuar në 12 raste që t`u përmbahen afateve për dorëzimin e azilkërkuesve në shtetet tjera anëtare të Dublinit, thuhet në deklaratën e SEM, transmeton albinfo.ch. Sekretariati shpreson se në të ardhmen kantonet do ta realizojnë detyrën e tyre më shpejtë dhe në mënyrë më konsekuente në këtë drejtim. Kjo nënkupton që dëbimi të kryhet në bazë të rregullave dhe afateve të parashikuara.

Por, kantoni Vaud nuk e pranon këtë dënim. Ai do ta atakojë vendimin përkatës. “Do të shikohet në hollësi nëse ka qenë me të vërtetë gabimi ynë ai që ka bërë që një person të mos dëbohet me kohë”, thonë në këtë kanton.