Shkurt.ch

FDP kundër ndalimit “absolut” të energjisë nukleare

Në Zvicër është burokracia dhe jo borgjet ose papunësia ajo që rrezikon lirinë e individit", ka thënë kryetari i FDP-së, Fulvio Pelli

Në kuvendin e punës që mbajti sot FDP (Partia Liberale e Zvicrës) në Visp të kantonit Vallis, kryetari i partisë, Fulvio Pelli ka kërkuar që të shtohen përpjekjet për më shumë liri dhe për më pak burokraci. Partia tashmë ka lancuar iniciativën me moton “Stop burokracisë”.

“Në Zvicër është burokracia dhe jo borgjet ose papunësia ajo që rrezikon lirinë e individit”, ka thënë Pelli, siç raporton televizioni sf1. Ai më tutje e ka quajtur absurde që për shkak të shkeljeve të bëra nga disa persona, të dënohen kategori të tëra njerëzish.

Si shembull ai e ka marrë detyrimin që patentë shoferi për të rinjtë të jepet me “afat provues”, vetëm për shkakun se disa të rinj kanë ngarë shpejt makinat e tyre. 

Pelli ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e FDP-së për politikën e energjisë bërthamore.

Sipas tij populli zviceran aktualisht është kundër gjeneratës së tashme të centraleve atomike, por FDP megjithatë është kundër ndalimit absolut , edhe në të ardhmen të energjisë së fituar nga centralet e tilla.