Shkurt.ch

FDP, kundër dhunës së të rinjve dhe krimit në internet

Prindërit të përgjigjen për fëmijët e tyre të mitur që bëjnë probleme si pasojë e pijes dhe për fëmijët që bëjnë vepra shkatërruese

 

 

Partia Liberale e Zvicrës (FDP) dëshiron që të ketë reagim më të fuqishëm kundër dhunës në mesin e të rinjve dhe kundër kriminalitetit në internet. Kjo parti ka nxjerrë kërkesa të ndryshme në takimin që ka organizuar të shtunën në Bernë, thotë tagesschau.ch. Mes tjerash është dhe kërkesa që, prindërit të përgjigjen për fëmijët e tyre të mitur që bëjnë probleme si pasojë e pijes dhe për fëmijët që bëjnë vepra vandale.  

Më tutje FDP kërkon një efikasitet në ndëshkimin e të rinjve që kanë kryer vepra penale dhe shfrytëzimin e plotë të të drejtës penale për të rinj, përfshirë këtu edhe arrestin shtëpiak.

Të rinjtë problematikë me prejardhje të huaj duhet të dërgohen me detyrim në kurset e gjuhës gjermane, ka kërkuar më tutje FDP.  

Ndërkohë, si masa të luftës kundër kriminalitetit në internet, kjo parti ka apeluar për më shumë punë sqaruese në shkolla dhe për më shumë mjete përkatëse mësimi. .

Legjislacioni kantonal duhet koordinuar dhe duhet ngritur një qendër profesionale në nivel vendi, ka kërkuar më tutje FDP. Liberalët e Zvicrës po ashtu jane shprehur kundër mbrojtjes së të dhënave për kriminelët.