Futboll
FC Prishtina Bernë në Ligën 1
Skuadra shqiptare në Zvicër ka arritur një sukses të madh
FC Prishtina Bernë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u ngritur një ligë më lartë, shkruan albinfo.ch.
Skuadra shqiptare ka garuar në Ligën Interregjional, Grupi 2 dhe tani do të jenë në Ligën 1.
Në ndeshjen e fundit ka shënuar fitore bindëse ndaj SC Binningen 6:0. Golat i shënuan Pajtim Mazreku 3, Artian Kastrati, Bora Manuel Barry Balde dhe Dardan Mehmeti.
FC Prishtina Bernë ishte bindëse në vendin e parë, ku nga 27 ndeshje, kishte 20 fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke grumbulluar 65 pikë.
FC Prishtina Bernë shënoi 77 gola, duke pasur sulmin më të mirë në ligë, si dhe mbrojtjen më të mirë në ligë, me 21 gola të pranuar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik