Futboll
FC Kosova Zurich barazon me Zug 94 në një ndeshje që e mbizotëroi
FC Kosova konfirmoi përsëri filozofinë e saj të re në këtë lojë por kjo, kësaj radhe nuk mjaftoi për fitore...
Situatat standarde ishin përcaktuese për shënimin e golave në ndeshjen e luajtur këtë fundjavë. Moti ishte ideal për të shkuar në pishinën ose për të mbështetur FC Kosovën. Shumë tifozë zgjodhën këtë, të dytën, shkruan albinfo.ch.
FC Kosova konfirmoi përsëri filozofinë e saj të re në këtë lojë! Ajo dominon lojën në pasime të gjata me sigurinë e topit, kombinime të shkëlqyera dhe lojë të mirë ndërrimi.
Ekipi ynë kaloi në avantazh nga goditja e këndit. Endogan Adili bëri një krosim të shkëlqyeshëm të mprehtë ndërsa kapiteni, Rinor Avdili u shkëput nga kundërshtari dhe u vërsul, duke e goditur topin.
Kosovarët kishin edhe shanse tjera të mira, sikur ai me Labinot Osmanin i cili goditi nga rreth 30m, duke hedhur topin mbi portierin. Sidoqoftë, rezultati i pjesës së parë me 1-0, ishte absolutisht i merituar.
Në pjesën e dytë, kundërshtarët synonin të fusnin në telashe ekipin tonë por pa qenë vërtet të rrezikshëm. Loja e FC Kosovës ishte dinamike por për shkak të vapës, aksionet ndonjëherë nuk shkonin deri në fund.
Pastaj erdhi një goditje nga këndi dhe Zug barazoi rezultatin, raporton albinfo.ch. Kush e njeh mentalitetin e FC Kosovës e di që ekipi kosovar nuk dorëzohet! Në minutën e 90 me një ndërhyrje të bërë nga Ali Aliji dhe Labinot Osmani FC Kosova kishte ende mundësinë për të siguruar fitoren. Por kjo nuk u arrit.
Lojtarët ishin të zhgënjyer me rezultatin, duke pasur parasysh se mund të arrinin më shumë. Por, ky mentalitet tregon saktësisht cakun që FC Kosova i ka vënë vetes.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri