Sport
FC Kosova pritet të shkruajë historinë, të hyjë në Ligën e Parë
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të ngritet një klub futbollistik emigrantësh në ligën e parë
Skuadra shqiptare nga Cyrihu, FC Kosova, kërkon fitore kundër Amriswil në ndeshjen e sotme, në një ndeshje kampionale për të dëshmuar se është ndër skuadrat më cilësore në Ligën 2 Interegjionale të Zvicrës dhe se ka forcë për të ndjekur titullin e kampionit.
Ajo takohet sotme FC Amriswil nga ora 18:00 në derbin e javës në ligën e dytë interegionale në futboll.
FC Kosova është përforcuar dukshëm gjatë verës dhe vlerësohet ndër skuadrat më cilësore në kategorinë superiore të futbollit zviceran për të kaluar në ligën e parë classic.
Në këtë ndeshje të javës për kualifikim në ligën e parë në Zvicër do të garojnë skuadrat: FC Kosova, Kreuzlingeni, Freienbach dhe Frauenfeld.
Kryetari i klubit, Arsim Hyseni tha për albinfo.ch se FC Kosova ndeshet të shtunën kundër Amriswil dhe do të qëndrojë në krye të tabelës, aty ku skuadra u ngrit pas ndeshjes së fundit.
“Në rast se kjo do të ndodhë, do të ishte një moment historik për klubin tonë, sepse vendi i parë do të thotë ngritje në ligën e parë “, tha Hyseni.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të ngritet një klub futbollistik emigrantësh në ligën e parë, prandaj nga ky këndvështrim do të ishte i një rëndësie të veçantë.
“Mjaft me nostalgji: për t’u ngritur duhet të arrihet fitorja në Amriswil dhe sidomos të mos pranohet asnjë karton në ndeshje. Sepse kjo finale e nxehtë me çokolladë nuk do të kishte qenë më emocionuese. Kosovën dhe Kreuzlingenin i ndan vetëm një „karton i verdhë””, deklaron kryetari i klubit FC Kosova Cyrih.
Më shumë se kurrë na duhet mbështetja e tifozëve
“Skuadra Amriswil tashmë ka siguruar zbritjen në një ligë më të ulët dhe mund të luajë pa asnjë presion. Djelmoshat tanë janë të vetëdijshëm për situatën që ndodhemi. Në këtë ndeshje nuk ka nevojë për ndonjë motivim shtesë, sepse bëhet fjalë për ligën e parë.Më shumë se kurrë na duhet mbështetja e tifozëve tanë, ne llogarisim në mbështetjen tuaj”, thotë Hyseni.
Në përballjen e fundit me FC Wil 2 ekipi i djelmoshave të FC Kosovës fiton në një atmosferë të paharrueshme me rezultat 5:0.
Për vendësit golat i shënuan Jusuf Shala (3 herë), Shqiprim Alija si dhe Edmond Kabashi nga 1 herë.
Kosova u paraqit nga zhveshtorja si e çliruar dhe ushtroi presion ndaj skuadrës të Wilit.
Portën e kundërshtarit e hapi Jusuf Shala në minutën e 4-t, pas një sulmi mirë të organizuar. Ende pa u mbushur frymë mirë skuadra Wil, Edmond Kabashi me një goditje të furishme me kokë, shënon në minutën e 6-të golin e dytë për Kosovën. Menjëherë pas i erdhi radha Shqiprim Alijajt, ku e ngriti rezultatin në minutën e 13-të në 3:0
Ai që mendonte se Kosova tanimë do të rrinte duarkryq dhe do ta mbronte rezultatin, mund të ndihej i zhgënjyer. Kosova hynte e përkushtuar në duele dhe kërkonte të dërgonte topin në zonën e rreptësisë. Kështu krijuan disa raste shënimi, por në gjysmëpjesën e parë rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas pushimit, skuadra vendëse kishte një fazë të dobët, ndërsa skuadra Wil u paraqit duke bërë me shpejtësi ndërrimin e anëve me top sikur dhe kundërvihej me aksione të shpejta.
Por futbollistët e Kosovës me zgjuarsi krijonin raste të njëpasnjëshme. Disa herë dështuan futbollistët e Kosovës para portierit kundërshtar ose vendimet e fundit ishin të gabuara. Ajo që u prezantua sot në 30 minutëshin e fundit ishte më e mira e mundshme në ligën e dytë interregjionale.
Ishte në pyetje vetëm çështje kohe se kur do të ndodhte goli nga skuadra vendëse. Në minutën e 70-të ndodhi ajo që pritej, pas një harkimi të saktë nga futbollisti i inkuadruar, Zahir Idrizi, u gjend në vendin shumë të përshtatshëm, i cili e gjeti rrjetën duke ngritur rezultatin në 4:0.
Pas kësaj skuadra e Kosovës krijoi shumë raste shënimi pothuajse në çdo minutë. Në minutën e 85-të Göäkhan Berisha marshoi në anën e majtë dhe gjuan një gjuajtje të furishme. Gjuajtjen e konkretizon Jusuf Shala me gol dhe ngriti rezultetin përfundimtar në 5:0.
Me këtë fitore skuadra definitivisht ka marrë rrugën për në finale.
Befasia e ardhshme na pret në Amriswil, ejani ta shënojmë historinë, një skuadër shqiptare kualifikohet në ligën e parë classic .
E shtuna përveç që do të jetë ndeshje kampionale për FC Kosovën, do të jetë edhe festë për tifozët, të cilët do të vijnë me daulle e flamuj edhe këtë herë për ta përkrahur skuadrën shqiptare të Cyrihut.
Tifozët do të tregojnë se janë krenarë me djelmoshat e një ekipi të futbollit që përfaqëson shqiptarët në Zvicër.
Më shumë informacione në faqen e klubit: http://www.fckosova.ch/
Lexoni historikun e FC Kosovës:http://www.albinfo.ch/fc-kosova-cyrih-20-vjet-futboll-shqiptar-ne-zvicer/
https://www.youtube.com/watch?v=groXiYMuffI
E-Diaspora
-
Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga nënshtetësia në këmbim të një pasaporte evropiane Rreth 900 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024 në këmbim të një...
-
Shqiptarja 55 vjeçare gjendet e vdekur në banjë – arrestohet bashkëshorti
-
15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova u raportua e zhdukur në Francë, ambasada e Shqipërisë njofton rikthimin në familje
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
Jeta në Zvicër
-
Më shumë udhëtarë pa biletë se kurrë më parë në Zvicër, a ka më shumë kontrolle tani? Numri i udhëtarëve pa biletë në Zvicër po rritet vazhdimisht, me mbi një milion raste të...
-
Zvicër: Nga 1 Korriku do të duhet të dini edhe më shumë në testin e vozitjes
-
Sa vende pune në Gjenevë mund të humbasin për shkak të shkurtimeve të ndihmës nga SHBA?
-
Mbështetësit e Isis-it në Winterthur përballen me Gjykatën Penale Federale
-
PostFinance, “Klientët tanë po shpenzojnë më shumë se në janar”