Futbolli Shqiptar në Zvicër

FC Eagles Aaraun e ndjek suksesi i vitit të kaluar, konkurrent edhe në Ligën Ndër-rajonale

FC Eagels sezonin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e tretë me 26-të pikë

FC Eagles Aarau është ekipi i vetëm shqiptar në Zvicër që në dy sezone të njëpasnjëshme është në maje të suksesit.

Vitin e kaluar, pasi u shpall kampion në Ligën e Dytë të Aargaut, u ngrit një Ligë më lartë.

Edhe në sfidën e re, në Ligën e 2-të Ndër-rajonale (Interregional), FC Eagels sezonin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e tretë me 26-të pikë, me dy pikë më pak se vendi i parë, FC Dietikoni, njofton Albinfo.ch.

Nga trembëdhjetë takime të zhvilluara, FC Eagles Aarau tetë i ka fituar, tre i ka humbur dhe vetëm dy barazime.