Futbolli Shqiptar në Zvicër

FC Diaspora, ekipi i vetëm shqiptar në Zvicër që mbyll sezonin vjeshtor pa humbje

Diaspora ka shkëlqyer me dhjetë fitore dhe vetëm një barazim

Suksesit të ekipeve shqiptare në Zvicër në sezonin vjeshtor, me meritë i prin FC Diaspora e Delemontit, që garon në Ligën e 3-të në Grupin e 7-të Bern/Jura, jo vetëm pse ka përfunduar në vendin e parë, por edhe për faktin se është ekipi pa pësuar humbje, njofton albinfo.ch.

Me dhjetë fitore dhe vetëm një barazim, skuadra që udhëhiqet nga trajneri Januz Xhaqkaj deri në pranverë është lider në tabelë, me 31 pikë të fituara. Diaspora gjithashtu është edhe një nga dy ekipet me më pak gola të pranuara.