Futboll

FC Dardania në vendlindje …

Skuadra shqiptare, FC Dardania e Bazelit do të zhvillojë dy ndeshje vëllazërore në Kosovë

FC Dardania e Bazelit ka arritur në Kosovë, ku do të zhvillojë edhe dy ndeshje vëllazërore, si dhe do të zhvillojë përgatitjet për stinorin e ri.

Skuadra shqiptare ka udhëtuar drejt Prishtinës, me një staf të gjerë prej rreth 30 personave, shkruan albinfo.ch.

FC Dardania do t’i zhvillojë edhe 2 ndeshje vëllazërore, fillimisht kundër KF Fushë Kosovës, kurse ndeshja e dytë do të luhet në Hajvali kundër KF Shkëndija, të shtunën (12.03.2022) prej orës 14:00.

Ndërkohë, ekipi do e shijoj vendlindjen për këto katër ditë, ndërsa nuk do të harrohet vizita në Prekazin legjendar, që është një arsye tjetër e fortë e skuadrës shqiptare që po viziton vendlindjen.