Kosova
Faton Topalli paraqet rezolutë për mërgimtarët
Ndër pikat që deputeti Topalli i ka paraparë në rezolutë është edhe heqja e përkohshme e pikave të kontrollit për mërgimtarët
Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, e ka ngritur si çështje urgjente në Kuvendin e Kosovës, problemin e bashkatdhetarëve.
Ai ka thënë se më e pakta që mund të bëjnë deputetët është që t’ua lehtësojnë procesin e ardhjes, përcjell albinfo.ch.
Sipas Topallit, duhet vullnet politik për t’i zvogëluar pritjet e gjata në kufi, ndërsa ka thënë se duhet të bëhet një Rezolutë.
“Të hiqen procedurat e përditshme të kontrollit të kalimit kufitar për bashkatdhetarët tanë, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, përfshirë këtu edhe Aeroportin e Prishtinës. Hyrja e veturave të bashkatdhetarëve nëpër këto pika, të bëhet pa iu nënshtruar kontrollit të domosdoshëm, ndërsa kontrolli i tyre të bëhet me metodën e rastit. Gjatë hyrjes në kufi të kërkohet vetëm posedimi i policës kufitare për makina që siguron dëmet e mundshme”, ka lexuar ai Rezolutën e propozuar.
Kjo Rezolutë, sipas tij, do të aplikohet për periudhën 6 korrik 2018 deri më 31 gusht 2018. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për ta zbatuar Rezolutën.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të mos politizohet kjo çështje dhe ka shtuar se duhet të vazhdojnë punën me grupet parlamentare së bashku me MPB-në, për të vazhduar më pas me procedimin e kësaj rezolute.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra