Integrimi
Faton Durmishi, shqiptari që kandidon për SVP-në (UDC) në Ticino
Është hera e parë që një shqiptar garon për një ulëse në Parlamentin Kantonal në Ticino dhe hera e parë që një shqiptar në Zvicër kandidon për SVP-në
Komuniteti shqiptar i Kantonit Ticino mund të votojë për kandidatin e vet në zgjedhjet që do të mbahen në prill në këtë kanton. Bëhet fjalë për Faton Durmishin me prejardhje nga Podujeva e Kosovës. Që prej moshës 6 vjeçare jeton në pjesën italiane të Zvicrës.
Fatoni është një djalë i ri, i shkolluar, i rritur në qytetin e Luganos në frymën kombëtare. Durmishi është shembull i integrimit në gjithë kantonin Ticino.
Fatoni tani punon në një fabrikë dhe për një kohë relativisht të shkurtër është duke u ngjitur majave të suksesit falë pasionit të tij për punën dhe profesion e tij.
Po çka e shtyri Fatonin të merret me politikë?
“Invazioni” nga Italia shtyn shqiptarin të angazhohet në politikë
Janë shumë probleme me të cilat qytetarët po ballafaqohen kohët e fundit në Zvicër dhe sidomos në kantonet kufitare siç është kantoni Ticino. Ndër to problemi më akut është “invazioni” i fqinjëve nga Italia.
Italianët nga zona kufitare apo “frontalierët” siç i quajnë në Ticino, shtetasit e Italisë që punojnë në Zvicër por që jetojnë në Itali, pothuajse e kanë pushtuar tregun e punës.
Popullata rezidente po ballafaqohet me papunësi, sidomos komuniteti shqiptar.
“Të rinjtë tanë, edhe pse të shkathët, të zellshëm dhe punëtorë, po hasin në vështirësi.
Pothuajse 70 mijë italianë të zonës kufitare çdo ditë hynë në Zvicër.
“Punojnë, ndotin dhe e lënë Zvicrën në mbrëmje! Kolonat e automjeteve në vijën kufitare çdo mëngjes e mbrëmje janë bëre rutinë. Shengeni dhe marrëveshjet bilaterale sidomos me BE-në kanë ndikuar edhe në zvogëlimin e sigurisë në Ticino. Kjo nuk është Zvicra për të cilën luftoj apo do të luftonte Gulielmo Tell”, thotë Fatoni.
E djathta këtu përputhet me tiparet e shqiptarëve
“Duke parë bashkëmoshatarët e mi, miqtë e mi, dhe bashkëqytetarët e mi që ballafaqohen me këto probleme, me kërkesën dhe mbështetjen e partisë ku veproja, vendosa të kyçem në politikë dhe të jap kontributin tim”, thotë politikani i ri shqiptar.
Fatoni ka vendosur të përfshihet në politikë me koalicionin “e djathta” dhe të kandidojë për një vend në parlamentin kantonal.
“Ky koalicion më së miri mund t’i artikulojë dhe adresojë problemet me të cilat ne të gjithë po ballafaqohemi tani. Një tjetër arsye është se koalicioni i djathtë ku bëjnë pjesë UDC (SVP), Liberalët dhe UDF është koalicion i partive të djathta, të cilat si shtylla kryesore në programet e tyre e kanë familje e shëndoshë, shtetin e fuqishëm dhe sovran, ekonominë e tregut dhe sigurinë kombëtare. Prandaj këto janë edhe tipare kryesore të popullit tonë”, thekson Faton Durmishi.
SVP-ja në Ticino është ndryshe…
“Ne si shqiptarë jemi patriotë, jemi njerëz që familjes i kushtojmë shumë rëndësi dhe i japim prioritet mbi të gjitha. Pra këto tipare i kam dhe i dua edhe unë. Si shqiptar dhe si zviceran. Arsye tjetër është se ne si popull, aktivistët tanë këtu, kanë mbajtur kontakte të mira dhe kanë krijuar ura me të gjitha partitë dhe institucionet, sidomos më të djathtët siç janë UDC. Dhe ky relacion i mirë dhe shumëvjeçar është pikërisht arsyeja që politikanët të kësaj partie të jenë në anën tonë, sa herë që ka qenë nevoja. Për dallim prej qëndrimeve e herë pas hershme që ka p.sh UDC në Zvicrën gjermane për sa i përket shqiptarëve”, arsyeton kandidaturën me të djathtët, i riu shqiptar në Ticino.
Në Ticino sipas politikanit shqiptar, UDC ka qasje krejt tjetër ndaj shqiptarëve.
“Shqiptarët në këtë pjesë i kanë dhënë mundësinë qe ata të na njohin më mirë dhe të shohin realisht kush jemi, falë urave të krijuara vite me radhë nga njerëzit tanë këtu në Ticino”, tha Durmishi.
Me këtë rast ai ka ftuar të gjithë shqiptarët që kanë të drejtë vote të votojnë kandidatin e tyre shqiptar në zgjedhjet kantonale. Po ashtu u ka bërë thirrje bashkëkombësve në pjesën gjermane dhe frankofone t`u bashkohen partive të djathta.
“Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj edhe bashkëkombësit e mi që jetojnë në Zvicrën gjermane apo franceze që t’i afrohen kësaj partie. Sepse vetëm duke ndërtuar ura dhe duke dhënë mundësinë që të tjerët të na njohin më mirë dhe nga afër kemi mundësi që të kemi trajtim politik çfarë ne realisht e meritojmë”, thekson Durmishi
Shqiptarët e të djeshmes janë Zvicra e të ardhmes
Synimi i Durmishit është së pari përmirësimi i imazhit të komunitetit shqiptar.
“Të sensibilizohet opinioni dhe të kuptojë që shqiptarët e të djeshmes janë Zvicra e së ardhmes, të kuptojnë se ne jemi të gatshëm të marrim në duar përgjegjësitë tona dhe duam të kontribuojmë për këtë vend që na rriti dhe na krijoi mundësi. Të kuptojmë që kohët kanë ndryshuar dhe ne si popull duhet të ecim me kohën”, deklaron Durmishi.
Në Ticino supozohet të jetojnë 5000 apo 6000 shqiptarë. Shumica prej tyre çdo ditë e më shumë janë duke u natyralizuar gjegjësisht po marrin pasaporta zvicerane.
Nëse zgjidhet Fatoni deputet kantonal, ai synon që në punësim t’u jepet përparësi së pari banorëve rezidentë në Ticino. Po ashtu ai thotë se do ta sjell sigurinë në nivelin e duhur.
“Sovraniteti i Zvicrës mos të vihet në dyshim nga një hyrje eventuale e saj në Bashkimin Evropian. Pra mirëqenie për qytetarët që janë banorë të përhershëm, qofshin ata zviceranë apo të huaj”, është motoja e Durmishit.
Në shembullin e Vilhelm Telit
Pothuajse 70 mijë italianë të zonës kufitare çdo ditë hynë në Zvicër. “Punojnë, ndotin dhe e lënë Zvicrën në mbrëmje! Kolonat e automjeteve në vijën kufitare çdo mëngjes e mbrëmje janë bëre rutinë. Shengeni dhe marrëveshjet bilaterale sidomos me BE-në kanë ndikuar edhe në zvogëlimin e sigurisë në Ticino. Kjo nuk është Zvicra për të cilën luftoj apo do të luftonte Gulielmo Tell (Vilhelm Tel)”, thotë Fatoni.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës