Portrete të firmave
Fatmirja e spitexit që flet shqip në Zug
Këto ditë ka hapur dyert spitexi privat am.pm në Kantonin Zug, me të cilin do të udhëheq infermierja me origjinë nga Kosova Fatmire Bajselmani
Në tregun e fshatit, në komunën e Rotekreuz, një vendbanim me rreth 10 mijë banorë në Kantonin Zug, Fatmire Bajselmani, së bashku me ekipin e saj po ndante broshura të shtunën për kalimtarët e rastit.
Banorët e interesuar kanë pasur mundësi të masin edhe tensionin e gjakut e kontrolle të tjera shëndetësore nga ekipi i Fatmire Bajselmanit.
Infermierja shqiptare, e cila kishte kryer të gjitha nivelet e shkollimit të infermierisë në Zvicër, po i informonte banorët vendës se tashmë në Rotkreuz po fillon punën spitexi am.pm, i cili ofron përkujdesje shëndetësore për të moshuarit në shtëpitë e tyre në tërë Kantonin e Zugut.
Zvicra po plaket, në anën tjetër, edhe brezi i parë i emigrantëve po plaket dhe se është bërë nevojë zgjerimi i ofertave të kujdesit shëndetësor për njerëzit e moshuar në qytetin e tyre, thotë shqiptarja me origjinë nga Suhareka e Kosovës, e cila është rritur dhe shkolluar në një fshat të vogël të Aargaus në Zvicër.
Ajo kishte lindur në Kosovë, ndërsa në moshën 7-vjeçare kishte migruar në Zvicër.
Krejt rastësisht Fatmirja i hyri infermierisë. Në fillim kishte punuar si ndihmëse infermiere për të mbërritur deri te menaxherja e spitexit am,pm në Kantonin Zug.
Shërbimit ekstern shëndetësor „Spitex“ do të plotësojë nevojat e banorëve të këtushëm dhe do t’u dedikohet të huajve, po edhe zviceranëve të moshuar në Kanonin Zug.
am.pm do të jetë një zgjidhje e mirë për familjarët shqiptarë që ende ndihmojnë të moshuarit në shtëpitë e tyre, më së shpeshti bashkëshortet, bijat ose rejat.
Përparësi, sipas Fatmires, për trajtimin e pacientëve të moshuar shqiptarë është komunikimi në gjuhën e tyre. Barriera gjuhësore është e theksuar sidomos me brezin e parë të mërgimtarëve shqiptarë.
«Ekipi i spitexit, të cilin unë e udhëheq, do të ishte lehtësim i madh për pacientët e huaj, e sidomos ata shqiptarë, ngase ne e njohim gjuhën, kulturën dhe vijmë prej nga vijnë ata.“, thotë Fatmirja.
«Puna me të moshuarit kërkon shumë durim, por në asnjë rast nuk guxon të dorëzohesh, duhesh të kesh zemër të madhe», tregon për guximin që kishte marrë Fatmirja për të hapur një spitex në Rothekreuz të Kantonin Zug.
Ajo tha të kenë kompletuar stafin dhe se janë shumë mirë të organizuar. Ekipi i Fatmire Bajselmanit ndërmjetëson trajtimin e pacientëve të moshuar nëpër klinika dhe spitale zvicerane.
Fatmirja asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do të punonte me të moshuarit. «Një ditë praktikë në Argau ishte shkaktar që unë sot e kësaj dite jam infermiere. Do të thotë, ishte krejt e rastësishme», tregon për eksperiencën e saj me të moshuarit infermierja me orgjinë nga Kosova.
Madje, ajo kishte vullnet dhe durim për të punuar katër vjet me të moshuarit me Alzheimer dhe demencë. Fatmirja, edhe pse në moshë të re, ka treguar edhe për lidhjet që kishte krijuar me të moshuarit.
Nganjëherë infermierja shqiptare nuk e ka fshehur gëzimin kur pacientët e moshuar nuk vuanin gjatë nga sëmundjet e rënda dhe të pashërueshme, derisa sjell kujtimet për kohën e kaluar nëpër shtëpi pleqsh.
Spitexi privat am.pm me seli në Bremgarten në Aargau është hapur në vitin 2015 nga vëllezërit Markaj.
Petrit Markaj me vëllain e tij kishin punuar gjatë nëpër shtëpi pleqsh kur kishin vendosur të krijonin spitexin e tyre, që tashmë është i njohur në rrethin e Aargaus.
Migrantët e gjeneratës së parë sot e kanë mbërritur moshën e pensionit dhe shumica nuk po kthehen nga kishin ardhur, por kanë marrë vendim për të qëndruar në Zvicër.“, thotë pronari i spitexit am.pm, Petrit Markaj, me origjinë nga Prishtina, të cilit i kishte lindur ideja bashkë me vëllain e tij për hapjen e një spitexi privat në Aargau.
Mentaliteti që e konsideron të turpshëm kërkimin e ndihmës profesionale nuk ishte vetëm i shqiptarëve Markaj tha se nuk ngurrojnë të kërkojnë ndihmën profesionale vetëm shqiptarët. Janë dhe italianët që e kanë konsideruar si të turpshme deri tani që të përkujdeset dikush tjetër në vend familjes“, thotë infermieri shqiptar.
«Janë shumë shtëpi pleqsh dhe spitexa të krijuar nga italianët, edhe shqiptarët shumë shpejt do të ndjekin rrugën e njëjtë. Komuniteti shqiptar ka filluar, por ende nuk e gjykojnë spitexin si normale për trajtimin e tyre», duke mohuar se kjo ka qenë tabu vetëm e shqiptarëve.
Gjenerata e parë nuk ka informacione të nevojshme se të gjitha shërbimet e Spitexit i mbulon sigurimi i tyre shëndetësor.
«Vetëm sigurimi bazë mjafton që të mbulohen shërbimet që i ofron një spitex në Zvicër», thotë Markaj.
Spitexi „am.pm“ ka të punësuar infermierë/e me njohuri të mira të gjuhëve të huaja. Personeli mjekësor gjatë vizitave të pacientëve flet shqip, italisht, turqisht, etj. Punëtorët e Spitex-it, Markaj thotë të jenë të aftësuar për t`iu përgjigjur nevojave të të moshuarve.
«Gjeneratat e reja duhet të informohen se çfarë shërbime ofrohet nga një spitex në Zvicër dhe nuk duhet të ndihen të ngarkuar që të përkujdesen për prindërit e tyre, ngase nuk është edhe e lehtë.», thotë Markaj.
Tashmë edhe spitalet kanë marrë vesh për spitexin e vëllezërve Markaj, ku edhe i orientojnë pacientët e moshuar shqiptarë.
Sipas statistikave më të reja, sot në Zvicër jetojnë gjithnjë e më shumë njerëz të moshës mbi 65-vjeçare. Parashihet që në vitin 2020 numri i njerëzve me moshë të pensionimit të mbërrijë në 400 mijë.
/Publireportazh/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?