Të tjera
Fatmir Gjeka i reagon kryeministrit të Malit të Zi
Gjeka: Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe
Kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, se ai kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se deklarata e Krivokapiq është e paarsyeshme dhe e dëmshme, “në një situatë kur njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe”, transmeton express, përcjell Albinfo.ch.
“Në një situatë kur është vetëm çështje kohe para se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit malazezas, Zdravko Krivokapiq, për mediat e Beogradit në lidhje me Kosovën është e paarsyeshme dhe e dëmshme”, tha anëtari i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Gjeka.
Ai tha se “beteja për Kosovën ka mbaruar”.
“Së pari, për qeverinë e tij të brishtë dhe atë personalisht, sepse kjo minon pozicionin e tyre si në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal, ashtu edhe brenda vendit tonë. Sepse beteja për Kosovën ka mbaruar. Ai që nuk e kupton këtë, i ka humbur koha dhe hapësira në të cilën jeton. Prandaj, i dashur kryeministër, ju mbërritët vonë në Kosovë”, tha Gjekaj.
Kryeministri malazezas tha dje se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











