Kosova

Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha eliminohen nga Grand Prix Upper Austria

Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha janë eliminuar nga turneu i xhudos, Grand Prix Upper Austria.

Xhudistet kosovare u ndalën në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa u mposht në të dytin nga xhudistja serbe, Marica Perisiq.

Ndërsa Flaka Loxha mposhti Mariana Esteves në raundin e parë, por u ndal nga belgia Mina Libeer.

Nesër e pasnesër do të garojnë edhe Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.