Shqipëria
Fate Velaj prezanton kandidaturën për ambasador në Austri
Qeveria e Shqipërisë nis zëvendësimin e ambasadorëve
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka propozuar Fate Velaj si kandidat për ambasador në Austri, shkruan albinfo.at.
Ai pritet të emërohet si ambasador i Shqipërisë në Austri.
Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Fatmir Velaj, kandidat për ambasador i Shqipërisë në Austri.
Në prezantimin e platformës së kandidimit, Velaj u shpreh se politika e jashtme e Austrisë në raport me Shqipërinë nuk lëviz, pavarësisht se cila forcë vjen në pushtet.
“Perspektiva europiane e Shqipërisë asnjëherë nuk është vënë në diskutim. Të gjithë e dinë mbështetjen që Austria i ka dhënë integrimit europian të Shqipërisë nga marrja e firmosja e MSA-së apo edhe traktateve të ndryshme ekonomike, integrimit europian, artit, kulturës, arsimit dhe mbrojtjes dhe drejtësisë”, tha Velaj.
Ai i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet politike mes dy vendeve, ndërsa solli në vëmendje vizitat e fundit të zyrtarëve austriakë në vendin tonë.
Në rrafshin ekonomik, Velaj theksoi se Austria ishte e para që investoi në sistemin bankar e energjetik.
“Austria është shtet që e ka dashur Shqipërinë. Në këtë drejtim, unë do të krijoj urat e nevojshme për shkëmbimin e eksperiencave më të mira”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër