Shqipëria
Fatmir Velaj emërohet ambasador i Shqipërisë në Austri
Qeveria e Shqipërisë nis zyrtarisht zëvendësimin e ambasadorëve
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, para disa ditësh kishte propozuar Fatmir Velaj, si kandidat për ambasador në Austri, ndërkohë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi Fate Velajn zyrtarisht si ambasador i Shqipërisë në Austri, shkruan albinfo.ch.
Velaj u shpreh se politika e jashtme e Austrisë në raport me Shqipërinë nuk lëviz, pavarësisht se cila forcë vjen në pushtet.
“Perspektiva europiane e Shqipërisë asnjëherë nuk është vënë në diskutim. Të gjithë e dinë mbështetjen që Austria i ka dhënë integrimit europian të Shqipërisë nga marrja e firmosja e MSA-së apo edhe traktateve të ndryshme ekonomike, integrimit europian, artit, kulturës, arsimit dhe mbrojtjes dhe drejtësisë”, tha Velaj.
Ai i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet politike mes dy vendeve, ndërsa solli në vëmendje vizitat e fundit të zyrtarëve austriakë në vendin tonë.
Në rrafshin ekonomik, Velaj theksoi se Austria ishte e para që investoi në sistemin bankar e energjetik.
“Austria është shtet që e ka dashur Shqipërinë. Në këtë drejtim, unë do të krijoj urat e nevojshme për shkëmbimin e eksperiencave më të mira”, tha ai
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik